Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez po qëndrojnë në hotelin super luksoz Aman Venice, dhe sipas raportimeve, e kanë marrë me qira të gjithë pronën gjatë qëndrimit të tyre.

Një burim i tha Page Six se përpara mbërritjes së çiftit, “10 apo 12 truproja sigurie po bënin një kontroll të plotë” në këtë vend luksoz ditën e martë.


“Ata po shikonin në dollapë dhe po kontrollonin oborrin e brendshëm,” tha burimi.

Foto: Hoteli / GettyImages

Një tjetër burim shtoi se skena në hollin e hotelit ishte “kaotike”, dhe stafi po u drejtohej njerëzve me pyetjen nëse ishin mysafirë të hotelit.

Një tjetër burim i brendshëm tregoi se, “Mysafirët që kishin rezervuar më parë për natën e së mërkurës, me shumë kohë paraprakisht, u larguan nga hoteli sapo Bezos e rezervoi të gjithë hapësirën para disa muajsh”.

Foto: Hoteli / AmanMEGA

Burimi shtoi se, “Këta mysafirë janë transferuar në hotele të tjera, përfshirë St. Regis,” dhe se “Aman po paguan për qëndrimin e tyre, duke përfshirë një natë falas dhe përmirësime të dhomave.”

Megjithatë, thuhet se disa mysafirë janë ankuar sepse u është dashur të paketojnë, të transportohen me mjetet që ofroi Aman dhe të shpalosin valixhet përsëri në një vend tjetër.

Foto: Hoteli / AmanMEGA

Gjithashtu, është raportuar se punonjësit e hotelit po flasin për përgatitjet për festimet që priten, dhe se punonjësit e spa-së ndihen “të stresuar”, për shkak të volumit të madh të punës që i pret për shkak të mysafirëve të listës A.

Burime të tjera thonë se ekziston një krah i hotelit të dedikuar për të famshmit, i cili është i fshehur nga fotografët, dhe që më parë ka strehuar yje si Kylie Jenner.

Foto: Hoteli / AmanMEGA

Në vende të tjera luksoze të Venecias, siguria po shtohet gjithashtu, ndërsa yjet po mbërrijnë për dasmën madhështore italiane të Bezos dhe Sanchez.

Shtatë oficerë të policisë italiane u panë pasdite në hollin e hotelit luksoz St. Regis Venice, ku thuhet se po qëndrojnë mysafirët VIP të dasmës. /Telegrafi/