LAJMI I FUNDIT:

Jeep tregon kapacitetin e makinave të reja hibride edhe nëpër terrene të vështira

Jeep tregon kapacitetin e makinave të reja hibride edhe nëpër terrene të vështira

Modelet Compass dhe Renegade u treguan mjaft të fuqishme, derisa voziteshin në mot të ftohtë

Lansimi i dy modeleve të para hibride të quajtura 4xe, do ta dërgojnë Jeep në një territor që ende nuke ka eksploruar, transmeton Telegrafi.


Por, që në fillim të këtij rrugëtimi, Jeep duket se e ka situatën nën kontroll, sepse këto makina hibride më përmasa të vogla, treguan se janë të fuqishme dhe të qëndrueshme.

Ato nuk e kanë kapacitetin e Wrangler, por versionet hibride të Compass dhe Renegade, kaluan përgjatë 3,800 kilometrave nga Turin i Italisë deri në Arjeplog të Suedisë.

Gjatë gjithë kësaj kohe që lëviznin edhe nëpër terrene të vështira, u testua kualiteti, siguria, qëndrueshmëria dhe rehatia që e ofrojnë.

Testimi në kushte dimërore, tregoi se Compass 4xe dhe Renegade 4xe, mund të ofrojnë udhëtime me siguri maksimale, për shëtitje të ndryshme nëpër zona malore. /Telegrafi/