Dolce dhe Edi, çifti i parë i formuar brenda Big Brother VIP Kosova 4, po vazhdojnë të shfaqin afërsinë e tyre në çdo moment.

Përveç puthjeve dhe përqafimeve të shpeshta, tashmë duket se kanë filluar të “shijojnë” edhe fizikun e njëri-tjetrit.


Teksa Edi po kryente ushtrime në oborr, Dolce e vështroi me admirim dhe nuk hezitoi t’i bëjë një kompliment të fortë: “Je shumë i fryrë”, duke iu referuar muskujve të tij.

BBVK/YouTube

Në një moment, Edi u ul pranë saj, të dy filluan të shkëmbenin puthje, ndërsa Dolce i preku gjoksin për t’i vërtetuar fjalët e veta.

Pas kësaj, Edi vazhdoi ushtrimet ndërsa Dolce e shikonte e buzëqeshur.

Raporti i tyre po bëhet çdo ditë e më i afërt, duke e kthyer çiftin në një nga temat më të diskutuara të shtëpisë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com