LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Javën e kaluar pothuajse çdo i treti person i testuar ka qenë pozitiv për coronavirus

Maqedoni: Javën e kaluar pothuajse çdo i treti person i testuar ka qenë pozitiv për coronavirus
(Foto: timesofindia)

Në periudhën nga 24 deri më 30 janar të këtij viti, në vend janë regjistruar gjithsej 11.916 raste të reja me Covid-19, që është një rritje prej 2.7% krahasuar me javën e kaluar. Janë testuar gjithsej 38.518 materiale, 2.0% më pak se shtatë ditët e mëparshme dhe përqindja e pozitivëve varion nga 22.5% në 35.8%, mesatarisht 30.3%, thuhet në raportin e fundit të Institutit për Shëndet Publik.

Sipas raportit të ISHP-së shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n = 6,033; 50,6%), ndërsa incidenca më e lartë javore është regjistruar në Kavadar – 1.420.7 / 100,000.

“Janë regjistruar persona të infektuar në të gjitha grupmoshat. Grupmoshat më të zakonshme janë mbi 60 vjeç (22.1%) dhe nga 30 deri në 39 vjeç (22.1%). Numri më i ulët është tek fëmijët deri në nëntë vjeç.


Ka një rënie të numrit të të sëmurëve pothuajse në të gjitha grupmoshat, dhe më së shumti te personat e moshës nga 10 deri në 11 vjeç (11.0%). Rritja është në grupmoshat 50-59 vjeç me 3.3% dhe mbi 60 vjeç me 25.3%.

Për sa i përket shpërndarjes gjinore, janë raportuar 6.359 (53,4%) femra dhe 5.557 (46,6%) meshkuj.

Sipas algoritmit të ri, statusin e “të shëruarit” e kanë fituar gjatë javës së kaluar 13.041 persona të shtruar apo trajtuar në shtëpi.

Javën e kaluar u raportuan gjithsej 1.558 riinfeksione, pothuajse identike me javën e kaluar.

148 vdekje u raportuan në 26 qytete, 38.3% më shumë se në shtatë ditët e mëparshme. Shumica prej tyre janë nga Shkupi (48). Për sa i përket moshës, 89.2% e të vdekurve janë mbi 60 vjeç.

Sipas raporteve spitalore, aktualisht janë të shtruar në spital 671 persona (22.0% më shumë se një javë më parë), nga të cilët 390 janë me mbështetje oksigjeni dhe 31 me ventilim mekanik invaziv/jo invaziv./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori