LAJMI I FUNDIT:

Javë me reshje shiu e bore

Javë me reshje shiu e bore
Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se java e parë e pranverës do të filloj me kushte tjera meteorologjike, ku si pasojë e ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit do të ketë rënie në fushat termike.

IHK njofton se krahas kësaj situate meteorologjike do të ketë edhe reshje kohë pas kohe të shiut dhe borës.


Deri në mesin e javës minimalet do të shënojnë vlera negative, ndërsa nga dita e enjte parashihet të ketë ngritje të lehta të temperaturave maksimale.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-12m/s. /Telegrafi/