LAJMI I FUNDIT:

Java përmes fotografive – nga “Zajednica” e deri te “Çelësi i Prishtinës”

Java përmes fotografive – nga “Zajednica” e deri te “Çelësi i Prishtinës”

Kjo javë nuk ishte e mbushur me shumë ngjarje ditore pasi për dy ditë radhazi shumica e qytetarëve të vendit kanë pushuar për festa zyrtare – Dita e Kushtetutës dhe Pashkët Katolike.

Mirëpo, Telegrafi ka arritur që përmes syrit të fotoreporterit, Ridvan Slivova të kap disa momente të disa nga ngjarjet e pakta javore – aksioni i Partisë Socialdemokrate (PSD), pamje të grumbullimit të mbeturinave në kryeqytet, momentin e kryetari të AKR-së, Behxhet Pacollit i ulur për disa minuta në ulëset e deputetëve të PDK-së, si dhe vizita që i bëri kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq vendit tonë.

Në fotografinë e parë, PSD-ja kishte ndërmarr një aksion para objektit të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës duke e vendosur gabimisht një mbishkrim “Zajednica nuk është çështje private”, i cili do duhej të vendosej në Agjencinë për Informim dhe Privatësi (AIP), pasi pasi PSD ishte gjobitur me 20 mijë euro nga kjo Agjenci, për “përpunim të kundërligjshëm të të dhënave personale”.


Aksioni i PSD-së /Foto: Ridvan Slivova/

Ndërsa, në foton e dytë shihet një grumbull i madh i mbeturinave të cilat janë jashtë kontejnerëve afër xhamisë në muajin e shenjtë të Ramazanit, si dhe afër muzeu të kryeqytetit.

Grumbull i madh mbeturinash jashtë kontejnerëve në Prishtinë /Foto: Ridvan Slivova/
Grumbull i madh mbeturinash jashtë kontejnerëve në Prishtinë /Foto: Ridvan Slivova/

E, në fotografinë e tretë, shihet se si kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli u ulë në njërën nga ulëset e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), gjatë seancës që u mbajt këtë javë në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli në ulëset e PDK-së në Kuvend të Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/
Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli i ulur në ulët e PDK-së në Kuvend të Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/

Ky veprim i Pacollit nuk mbeti në heshtje dhe pa u pa nga syri i Slivovës, i cili po ashtu kapi edhe momentin kur deputeti i LDK-së Arben Gashi ngrit duart lart duke qeshur para Pacollit dhe deputetëve të PDK-së.

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi me duart lart i habitur me qëndrimin e të parit të AKR-së, në ulëset e PDK-së /Foto: Ridvan Slivova/

Ndërsa, si fotografi të katërt Telegrafi.com ka zgjedhur njërën nga shumë fotografit e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq i cili sot po qëndron në Kosovë.

Në këtë fotografi shihet një takim shumë i afërt i të parit të Prishtinës, Përparim Rama dhe kryeministrit Abazoviq. Po ashtu, Rama, Abazoviqit sot i dhuroi “Çelësin e Prishtinës”.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq /Foto: Ridvan Slivova/
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq /Foto: Ridvan Slivova/
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq /Foto: Ridvan Slivova/

Në trend Lajme

Më shumë
“Me emër të Zotit, veç mos u mërzitni” – pamje e rrallë, Kadri Veseli me ushtarët e UÇK-së

“Me emër të Zotit, veç mos u mërzitni” – pamje e rrallë, Kadri Veseli me ushtarët e UÇK-së

Lajme
Policia e Kosovës bëhet me dhjetëra automjete të blinduara

Policia e Kosovës bëhet me dhjetëra automjete të blinduara

Lajme
Kompania e afërt me Radoiçiqin, me fonde të Serbisë tenton të bëjë biznes në Zveçan

Kompania e afërt me Radoiçiqin, me fonde të Serbisë tenton të bëjë biznes në Zveçan

Lajme
I dyshuari për vrasjen e tri grave replikë me gazetarët në Gjykatën e Tiranës: Do vijë dhe momenti juaj

I dyshuari për vrasjen e tri grave replikë me gazetarët në Gjykatën e Tiranës: Do vijë dhe momenti juaj

Lajme
Analistët: Ka ftohje mes Kosovës dhe Gjermanisë, Procesi i Berlinit pikë kritike për marrëdhëniet mes dy vendeve

Analistët: Ka ftohje mes Kosovës dhe Gjermanisë, Procesi i Berlinit pikë kritike për marrëdhëniet mes dy vendeve

Lajme
Serbi i akuzuar për krime lufte kërkon t’i ndërpritet paraburgimi: Nuk e kam ndërmend të iki nga Kosova

Serbi i akuzuar për krime lufte kërkon t’i ndërpritet paraburgimi: Nuk e kam ndërmend të iki nga Kosova

Drejtësi
Kalo në kategori