LAJMI I FUNDIT:

Java e ardhshme me reshje e ulje të temperaturave

Java e ardhshme me reshje e ulje të temperaturave

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi mot me diell dhe vranësira të pjesshme do të mbajë gjatë fundjavës, ndërsa javën e ardhme do të ketë reshje, ulje temperaturave dhe erëra.

“Mot me diell dhe vranësira të pjesshme do të na shoqëroj gjatë këtyre dy ditëve të vikendit. Shtypja atmosferike do të jetë në rritje duke i ruajtura vlerat e normales. Temperatura më e ulët do të lëvizë ndërmjet 0-2 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë  nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s”, bëhet e ditur në njoftim.


Ndërkaq, në javën e ardhshme na presin kushte tjera meteorologjike, reshje , ulje të temperaturave në dy vlerat ekstreme dhe erëra nga veriu dhe veriperëndimi. /Telegrafi/