LAJMI I FUNDIT:

Jastëkët nga mëndafshi, a i japin përfitime me të vërtetë lëkurës dhe flokëve tuaj?

Jastëkët nga mëndafshi, a i japin përfitime me të vërtetë lëkurës dhe flokëve tuaj?

Ndërsa nuk është sekret se shtrati i duhur mund t’ju ndihmojë të bëni një gjumë më të mirë të natës, a e dini se ndërrimi i jastëkëve të pambukut me ata nga mëndafshi, sjell përfitime të mëdha bukurie për lëkurën dhe flokët tuaj?

Jo vetëm që janë të mirë për të fjetur, por jastëkët nga mëndafshi janë gjithashtu shumë të butë, luksozë dhe nuk kushtojnë shtrenjtë.


Jastëku nga mëndafshi, i butë i bërë 100 për qind mëndafshi aktualisht është një nga jastëkët më të shitur me pakicë.

Pra, a funksionojnë jastëkët nga mëndafshi në të vërtetë? Po. Megjithëse jastëkët tuaj të pambukut mund të ndjehen të butë, Shanelle Blake, specialiste e lëkurës në Klinikën Pulse Light, thotë se hedhja dhe kthimi gjatë gjithë natës krijon fërkime që mund të jenë të dëmshme për gjëndrën e flokëve.

“Jastëkët e pambukut dhe të lirit njihen si të shkëlqyer, por ato në thelb krijojnë shumë fërkime midis flokëve dhe mund të përfundojnë duke tërhequr flokët kur jeni duke fjetur”, thotë ajo.

“Pëlhura nga mëndafshi e përdorur për jastëkët lejon që flokët tuaj të rrëshqasin natyrshëm dhe nuk thithin lagështinë e flokëve, e cila në fund të fundit ndihmon që flokët të qëndrojnë të rregullt gjatë natës”.

Shanelle shton: “Pëlhurat e mëndafshta kanë qenë të njohura se janë më pak irrituese për lëkurën për pacientët me ekzemë. Kushdo që ka lëkurë të ndjeshme do të gjejë jastëkë mëndafshi shumë më të dobishëm, sepse ato janë të lehta dhe jo irrituese në krahasim me pambukun dhe lirin, të cilat kanë një strukturë më të trashë. /Telegrafi/