Një nga këngëtarët më të dashur nga shijuesit e muzikës në botën mbarë, Derulo, ka mbërritur në Tiranë për të mbajtur një koncert, që premton atmosferë elektrizuese në stadiumin “Selman Stermasi”.
Në një konferencë për mediat, Derulo zbuloi pak nga detajet se si është konceptuar organizimi, ndërsa publiku do të udhëtojë bashkë me të drejt hiteve të dikurshme e deri te produksionet e sotme.
“Do të jem së bashku me disa këngëtarë, më të mirët nga mbarë bota e me disa kërcimtarë. Do të jetë vërtet një super show. Unë mendoj që do të jetë një koncert shumë special, ndryshe nga ata në të cilët kam performuar deri më tani. Do performoj disa nga hitet e mia, që do ta kthejnë publikun në të shkuarën, por gjithashtu do të interpretoj edhe këngë të reja. E di që publiku do të këndojë së bashku me mua”.

I rikthyer në Shqipëri, Jason Derulo çmon njerëzit, frymën e mirë dhe ushqimin.
“Kam qenë në Shqipëri edhe më parë. Kam kaluar një kohë të bukur këtu. Vendi juaj ka njerëz me shpirt dhe fizik të bukur. E di çfarë më pret edhe këtë herë. Ajo që më pëlqen tjetër është ushqimi. Pata një përvojë të jashtëzakonshme me ushqimin sot”.

Bashkëpunimin me Majkëll Buble dhe këngën Spicy Margarita e vlerëson si një nga më të mirët dhe e di që pëlqehet shumë në Shqipëri.
“Majkëll Buble mbetet një nga këngëtarët e mi më të parapëlqyer. Megjithëse kemi ide të ndryshme për këngë të ndryshme, ndonjëherë kur dëgjon një produksion muzikor për herë të parë thua oh tingëllon për bukuri. Bashkëpunimi ishte pak ndryshe sepse ai ma dha idenë. Ai tha Jeson, ti je gjeni. Kështu ndodhi bashkëpunim i jashtëzakonshëm, erdhi në kohën e duhur. Mendoj që është një nga njerëzit më të mirë në planet”.

Jason Derulo tregohen se edhe me këngëtaret shqiptare me famë ndërkombëtare si Rita Ora e Bebe Rexha ka një relatë fantastike.
“Me Ritën isha në “The voice” në Austri. Shpenzuam një kohë të mirë atje. Beben e njoh kam pasur fatin ta takoj nga afër. Tani mësova edhe që ju i thoni Bebe Rexha, unë i thërrisja BIBi, por Rexha nëse e shqiptoj mirë, kështu do t’i thërras tani. Ku i dihet me këngën e duhur, në kohën e duhur pse jo do të bashkëpunoja me këngëtaret shqiptare për të sjellë hite”.

Koncerti i Jason Derulos do të mbahet të premten në mbrëmje në stadiumin “Selman Sermasi” në qytezën e spektakleve, Spectapolis.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

"Thirre o Xhenki", Jozi i bëri thirrje Gertës që të provokojë Gjestin pas kurthit që u bëri ky i fundit mbrëmë

“Po ja ‘ban’ gajlen Eglit a?”, pyeti Gjesti, Laertin - por ky i fundit nuk e kupton se çfarë po i thotë

E dashura e Liam Payne ende nuk e ka pranuar vdekjen e tij: Është shumë e vështirë për mua

Gjesti iu drejtohet me gjuhë dhune banorëve: Ju degjeneroj, ju mbys krejtve rend, ju shkeli

Gjesti i drejtohet nga shtëpia G Banit: Shpresoj që e ke babanë mirë, çdo gjë e kalon me ndihmën e Zotit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi