Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, i ka bërë thirrje qeverisë që të respektojë ligjin që sipas tij, në rast të ngritjes së pagës minimale duhet të ngritet edhe beneficioni i veteranëve të luftës.
Ai ka deklaruar se në rast se kjo nuk do të respektohet nga qeveria, atëherë si shoqatë do të kundërshtojnë në forma të ndryshme.
“Ne ua kemi përçuar mesazhin institucioneve të vendit që nuk do të lejohet tutje që të nëpërkëmben këto kategori dhe i kemi bërë thirrje qeverisë që të respektojë ligjin dhe të mos i degradojë tutje veteranët e luftës kur parashihet me ligj që nëse ngritet paga minimale duhet të ngritet me automatizëm edhe beneficioni i veteranëve të luftës në këtë kundërtën ne kemi paralajmëruar se do të kundërshtojmë me forma të ndryshme dhe do të ishte mirë që deputet e parlamentit pa dallim partie politike që janë ulur në ato ulëse dhe që e kanë marrë besimin e qytetarëve që të mos e keqpërdorin dhe të kenë konsideratë për këto kategori”, ka thënë ai.
Në një video-lidhje në emisionin “Five”, Jashari ka theksuar se nuk do të lejojnë që të kalojë një ligj që sipas tij diskriminon veteranët e luftës.
“Si do të veprojnë deputetët, ne kemi biseduar me deputetët por besoj që do t’i thërrasim zërit të arsyes dhe nuk do të lejojmë që të kalojë një ligj ku diskrimonon kategori shumë të rëndësishme si veteranët e luftës”, shtoi ai.
“Do të duhej deputetët që janë në pushtet deputetët e VV-së, kemi aty deputetë që janë njerëz që kanë vlerë, kanë qenë të burgosur politikë, që kanë dhënë për lirinë e Kosovës, dhe unë u bëj thirrje që të veprojnë drejt dhe konsideroj që interesat e një partie por edhe të deputetëve është interesi nacional”, ka potencuar ai.
Ai ka ritheksuar thirrjen ndaj qeverisë që të vlerësojnë drejt dhe të çmohet vlera e veteranëve.
Të hënën e kaluar, veteranët protestuan para Kuvendit të Kosovës, me kërkesën që pensioni i veteranit të përfshihet të Projektligjin për Pagën Minimale. Projektligji nuk kaloi për shkak të mungesës së kuorumit në Kuvend, ndërsa pritet të votohet këtë të martë.
Në projektligjin për pagën minimale, veteranët nuk janë përfshirë. Më herët, pensioni i veteranëve ishte i lidhur me pagën minimale. Pushteti thotë se ndarja mes pensionit dhe pagës minimale është bërë para pesë vjetësh.
Me projektligj, parashihet që paga minimale të rritet në 264 euro bruto./Portali D/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Nikolloski: Bullgaria e painteresuar për ndërtimin e hekurudhës së Korridorit 8

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës