LAJMI I FUNDIT:

Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme

Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme

Shemsi Jashari, analist politik, ka shprehur shqetësim për organizimin e dobët të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) gjatë procesit zgjedhor në Kosovë.

Jashari ka kritikuar vonesat dhe pasigurinë që ka krijuar kjo situatë, duke vënë në dukje se vonesa në certifikimin e rezultatit ka krijuar një klimë pasigurie.

“Mendoj që është një organizim i dobët i KQZ-së për ë organizuar një proces të mirë zgjedhor, përkundër asaj që qytetarët e dhanë provimin e vet në mënyrën më të mirë, e kryen obligimin e tyre me votën e tyre. Ajo çka kemi parë në secilin fazë të procesit të KQZ-ja ka dhënë shenja që nuk e ka menaxhuar mirë këtë proces…


Vonesa nuk është krejt e rastësisë. Apo tentohet të krijohet një opinion që ky proces zgjedhor nuk mund ta prodhojë një qeveri stabile, mbetet për tu parë”, ka thënë Jashari në FIVE të Dukagjinit

“Nëse i shohim edhe deklarimet e zotit Kurti si fitues i këtyre zgjedhjeve, më numrin më të madh të votave krahasim me subjektet e tjera politike, jepet me besu që zoti Kurti nuk është i interesuar ta formojë qeverinë shpejt e ndoshta sillet ndërmend edh shkuarja në zgjedhje të reja”, ka shtuar Jashari.

Ndërkohë, profesori universitar Kolë Krasniqi në FIVE thekson se ka kaluar një muaj dhe ende nuk është bërë certifikimi i zgjedhjeve, një vonesë që është e papranueshme.

“Këtu një muaj ditë me kalu dhe mos me u bë certifikimi i zgjedhjeve, kjo me të vërtetë është e patolerueshme, shumë e mundimtë. Është edhe pak problematike sepse sa më tepër që po zgjatet po paraqiten edhe probleme të natyrave të tjera. Nuk ka vetëm humbje e durimit të subjekte e caktuara politike, mirëpo pritja për një kohë të gjatë pa konstituimi e institucioneve tona shtetërore në këtë situatë të përgjithshme të akumulimit të shuam probleme të brendshme, por edhe të tensionimeve të vazhdueshme ndërkombëtare, është problematike”, ka thënë Krasniqi në RTVDukagjini.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Lajme
Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

Kalo në kategori