LAJMI I FUNDIT:

Jasharaj para takimit me Kurtin: Nëse nuk përfshihet Ligji i Pagave në buxhetin e vitit 2020 atëherë do të ketë greva

Jasharaj para takimit me Kurtin: Nëse nuk përfshihet Ligji i Pagave në buxhetin e vitit 2020 atëherë do të ketë greva

Pesë sindikata pritet që sot ta takojnë kryeministrin e vendit Albin Kurti, me kërkesën që të sigurohet zbatimi i Ligjit të ri të Pagave dhe përfshirjen e tij në projektbuxhetin për vitin 2020.

Kryetari i Sindikatës së e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj në një prononcim për Telegrafin, nuk përjashtoi mundësinë e grevës dhe veprimeve të tjera në rast se nuk merret parasysh kjo kërkesë.

“Ne pesë sindikatat, SBASHK, duke përfshirë Sindikatën e Shëndetësisë, Doganave, Policisë dhe atë të Zjarrfikësve jemi vazhdimisht në një bashkëpunim për t’i koordinuar aktivitetet, ku me një takim të përbashkët iu kemi drejtuar kryeministrit të vendit Albin Kurti me kërkesën që të takohemi me të dhe të vërtetojmë se në Projektligjin për buxhetin e vitit 2020, Ministria e Financave të ketë të paraparë buxhet për ta mbështetur gjegjësisht për ta zbatuar Ligjin e Pagave, ku ne shpresojmë që Gjykata Kushtetuese më në fund edhe do të deklarohet që ky ligj mund të zbatohet”, tha Jasharaj.

Ai shtoi se në rast se Ministria e Financave nuk do ta përfshinë Ligjin e Pagave në projekt buxhet, atëherë situata do të jetë ndryshe.

“Ne kemi pasur takim edhe me kryetarët e niveleve komunale dhe të universitetit dhe ata duke përzgjedhur mesazhin nga anëtarësia e jonë, kanë thënë se në qoftë se qeveria do të vepronte ashtu apo nuk do të planifikonte mjete financiare për ta mbështetur Ligjin e Pagave, atëherë gjasat janë shumë të mëdha që duke e dëgjuar zërin e punëtorëve të arsimit do të veprojmë me veprime sindikale për çka do të vendos këshilli drejtues, si organi më i lartë, i SBASHK-ut”, shtoi ai.

Ligji për Paga në sektorin publik për Shërbyesit Civil u miratua një vit më parë, më 2 shkurt 2019, në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Kujtojmë se në shenjë pakënaqësie për këtë projektligj, për tri javë rresht patën hyrë në grevë punëtorët e arsimit në të gjitha nivelet e arsimit publik në Kosovë. Në grevë hynë edhe punëtorët shëndetësor, ata të administratës dhe të institucioneve të tjera publike. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Ekonomi
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Ekonomi
Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Ekonomi
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Botë
Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori