LAJMI I FUNDIT:

Jasharaj: Mësuesit presin që në pjesën e dytë të ditës t’u dalin pagat

Jasharaj: Mësuesit presin që në pjesën e dytë të ditës t’u dalin pagat

Kryetari i SBAShK-ut Rrahman Jasharaj përmes një letre publike ka shkruar se, punëtorët e arsimit janë në pritjen e arsyeshme, që bile në pjesën e dytë të ditës së madhe të 5 tetorit, Ditës ndërkombëtare të mësuesit, t’i marrin pagat.

“Është 5 Tetori dita ndërkombëtare e mësuesit. Sot të 31 milionë mësuesit , anëtarë të Internacionales Botërore të Arsimit, e në këtë numër bëjnë pjesë edhe anëtarësia e SBASHK-ut , me aktivitete shënojnë këtë ditë të madhe të mësuesit. Sot lartësohet kujtimi për sakrificat sublime të mësuesit nëpër vite e dekada. Sot rikthehet kujtimi edhe për mësuesit e Kosovës, që në vitet e 90-ta kanë bërë sakrifica sublime në mbrojtje të dritës kundër errësirës e duke ruajtur idealin dhe shpresën për Kosovën shtet”, ka shkruar Jasharaj.

I pari i SBAShK-ut thotë se punëtorët e arsimit në Kosovë sot po festojnë të dëshpëruar pasi deri më tani nuk u kanë dalë pagat.

“Sot, më 5 tetor miliona mësues të botës kremtojnë ditën e tyre dhe blejnë ndonjë dhuratë e ca gjësende për të festuar, ndërsa punëtorët e arsimit në Kosovë festojnë të dëshpëruar e pa pagat deri në këtë moment kur po shkruaj këtë shkrim. Qeveria e tyre i ndëshkojë për grevën legjitime në kohën kur për të njëjtën grevë ua dha pagat shërbyesve civilë që me qëndrim dinjitoz ishin në grevën e njëjtë.

Jasharaj thotë se nëse Qeveria nuk qet pagat sot e gjithë bota do ta kuptojë për gjendjen e rëndë të mësuesve.

“Punëtorët e arsimit janë në pritjen e arsyeshme , që bile në pjesën e dytë të ditës së madhe të 5 tetorit, Ditës ndërkombëtare të mësuesit, të marrin pagat e të blejnë ndonjë dhuratë modeste e ta festojnë këtë ditë të madhe, por nëse kjo nuk ndodh, jo vetëm qytetarët e Kosovës , por edhe gjithë bota do ta kuptoj se Qeveria po sjell mesazhe pikëllimi për mësuesin e Kosovës edhe në këtë ditë të madhe të mësuesit kudo në botë”, thuhet ndër të tjera në letrën e Jasharajt./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori