Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj përmes një reagimi publik thotë se Dita e Mësuesit po i gjen me sfida, pakënaqësi e halle të shumta.
Jasharaj ka fajësuar Qeverinë për veprime të dëmshme ndaj mësimdhënësve, transmeton Telegrafi.
“Në takimin me kryetarët e nivelit komunal sindikal e të universiteteve do të duhej të mbretëronte atmosferë festive dhe të flitej me krenari për angazhimet e Qeverisë në shërbim të arsimit e punëtorëve arsimor, që nga çerdhet e deri në universitet dhe për dialogun e sinqertë për të gjitha sfidat e shqetësimet. Por kjo atmosferë mungoi sepse dialogu me fajin pushtetarëve vazhdon të mungojë. Ata vazhdojnë të sjellin vendime e të bëjnë veprime të dëmshme kokë me vete e pa u ulur e konsultuar me palët tjera. Kështu do të bëhet dhe pikë , vazhdojnë të deklarohen qeveritarët dhe ashtu edhe bëjnë”, thotë ai.
Më tej, Jasharaj ka thënë se ” SBASHK-u në emër të punëtorëve arsimor kërkojë përmes shkresave që vlera e koeficientit të mos jetë ajo e paralajmëruara që në vitin e kaluar nga ministri Murati, po të jetë se paku 130 euro, por Qeveria nuk qau kokën për këtë kërkesë tonën dhe të sindikatave tjera, por vendosi për vlerën 110 duke bërë një ngritje ironike të pagës në arsim prej vetëm 28 euro dhe kjo shtoi edhe më pakënaqësitë e të punësuarve në këtë sektor dhe jo vetëm”.
“Qeveria, pa u konsultuar me palët tjera , vendosi edhe për ndryshimet në Ligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti dhe si për inat angazhohet të mohojë të drejtat e fituara të punëtorëve të arsimit dhe kështu, në vend që t’ua lehtësojë jetën pak pikërisht kur u duhet , pra me rastin e pensionimit, Qeveria ua vështirëson edhe më jetën atyre që me vite e dekada punuan në arsim sepse do të marrin pensione me të ulëta nga ato që ua garantonte ligji dikur.
Qeveria nuk e bëri as Ligjin për sigurime shëndetësore e as nuk bëri ndonjë angazhim lidhur me kushtet e punës në shkolla. Nxënësit dhe mësuesit garën për dije në shekullin 21 vazhdojnë ta bëjnë me shkumës e shpuzë . Ata duan, por me këto kushte e me këtë qasje të Qeverisë ndaj arsimit, suksese të larta e të dëshiruara nga të gjithë ne nuk mund të arrihen.
Dita e mësuesit dhe shkollës shqipe po vjen, por ajo po na gjen me sfida, pakënaqësi e halle shumë”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mickoski: Institucionet e Maqedonisë nuk do të preken nga vendimi i Trump
Xhemaili: Haradinaj dëshmoi pastërtinë e UÇK-së, ministrja e Jashtme deponoi materiale kundër UÇK-së
“Turp është mu martu burri me burrë”, Bytyqi nga Lista për Familjen tregon pse po dënohen nga PZAP-ja
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës
Avokati i Nagip Krasniqit sqaron aktakuzën për 37 milionë euro: Është dëm hipotetik, ajo shifër është fiktive
Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
Akuzat e Haxhiut ndaj Sami Lushtakut, zëdhënësi i Komunës së Skenderajt i quan shpifje
Jashari i reagon Gërvallës: Fundërrinë që deponoi dokumente të rrejshme kundër UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama