LAJMI I FUNDIT:

Jarrell Miller dështoi në testin anti-doping, Luis Ortiz favorit për t’u ndeshur me Joshuan

Jarrell Miller dështoi në testin anti-doping, Luis Ortiz favorit për t’u ndeshur me Joshuan
(Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Promovuesi Eddie Hearn ka bërë të ditur se Luis Ortiz është zgjedhja e parë e Anthony Joshuas për ta zëvendësuar Jarrell Millerin, në debutimin e britanikut në Amerikë këtë verë.

Miller rrezikon pezullim njëvjeçar nga boksi për shkak se ka dështuar në testet anti-doping në muajin mars, ndërsa Hearn është duke kërkuar kundërshtar potencial për kampionin e unifikuar në meçin e caktuar më 1 qershor në Madison Square Garden.

Anthony Joshua dhe Jarrell Miller (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

“(Ortiz) ishte emri i parë që ma dha mbrëmë. I telefonova dhe i thash: ‘Mik, kam lajme të tmerrshme, Miller ka dështuar në testin anti-doping'”.


Të gjitha lajmet nga Anthony Joshua
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Anthony Joshua

“Ai nuk u duk i befasuar. Më tha: ‘Në rregull, kush është në radhë?’. E pyeta se kë e dëshironte dhe ai më tha kushdo që të jetë, pa kurrfarë problemi”, ka treguar Hearn për IFL TV.

Më tej, promovuesi i AJ ka treguar se janë shitur mbi 17.000 bileta dhe se 10.000 britanikë do të udhëtojnë në SHBA për ta shikuar meçin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori