LAJMI I FUNDIT:

Japonia do të dhuroj 1.1 milion euro paisje për SHSKUK

Japonia do të dhuroj  1.1 milion euro paisje për SHSKUK

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), Basri Sejdiu ka pritur sot në takim pune përfaqësuesit  e Qeverisë japoneze.

Kështu thuhet në njoftimin e SHSKUK për media.


Në këtë komunikatë theksohet se ky takim është realizuar në kuadër të bashkëpunimit me Ministrinë e Shëndetësisë të Kosovës, ku shteti japonez ka ndarë një donacion për klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në vlerë prej 1.1 milion euro për pajisje të ndryshme mjekësore.

‘Nga ky donacionin do të përfitojnë; Klinika e Neurologjisë ku do të pajiset me CT – 16 shtresore dhe një ultrazë dopler për ekzaminime neurologjike, Klinika e Gastroenterolgjisë do të përfitoj nga ky donacion një aparat për gastroskopi dhe kollonoskopi, Klinika Infektive një rentgen digjital, Klinika e Urologjisë, do të pajiset me Urotroskop fleksibil, Klinika e Kirurgjisë Vaskulare me ultrazë dopler, dhe në Klinikën e Pulmologjisë  me një bronkoskop”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/