Japonia dhuroi mbi 500 mijë euro për institucionet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut

Në shkurt dhe mars të vitit 2021, ambasadori i Japonisë Savada Hironori ka nënshkruar dhjetë grant marrëveshje për ndihmë në kuadër të Programit për projekte të vogla për siguri njerëzore (GGP) me qëllim përmirësimin e nevojave themelore njerëzore në Maqedoninë e Veriut.
Nga Ambasada e Japonisë thonë se 10 GGP projektet kanë për qëllim ta mbështesin Maqedoninë e Veriut në ballafaqimin me krizën e COVID-19, kurse secili institucion do të fitojë financim të ndryshëm sipas nevojës, si më poshtë:
– Klinika universitare për sëmundje infektive dhe gjendje febrile – Shkup për furnizimin me makinë për mbetjet medicinale, në vlerë prej 65.801,00 €
– Spitali i përgjithshëm i qytetit „8 Shtatori“ për furnizim me ultrazë për diagnostikim të karcinomit, në vlerë prej 60.985,00 €
– Shtëpia e shëndetit Shkup për furnizim me pajisje për ndihmë urgjente për automjetet e ndihmës së shpejtë dhe ndërrimet e natës, në vlerë prej 40.420,00 €
– Spitali i përgjithshëm Dibër për furnizim me radiograf, në vlerë prej 34.576,00 €
– Spitali i përgjithshëm Kumanovë për furnizim me sistem për ultrazë, në vlerë prej 54.094,00 €
– Spitali i përgjithshëm Gostivar për furnizim me radiograf, në vlerë prej 60.635,00 €
– Spitali i përgjithshëm Koçani për furnizim me ultrazë dhe monitor për rrahjet e zemrës fetale për repartin e gjinekologjisë, në vlerë prej 47.863,00 €
– Spitali i përgjithshëm Gjevgjeli për furnizim me radiograf, në vlerë prej 60.698,00€
– Spitali i përgjithshëm Veles për furnizim me radiograf, në vlerë prej 60.748,00€
– Shtëpia e shëndetit Sveti Nikollë për furnizim me autoambulancë, në vlerë prej 54.633,00 €
Ndihma e përgjithshme në kuadër të Programit për projekte të vogla për siguri njerëzore këtë vit arrin mbi 540.000 euro, dhe njëherit është vlera më e lartë e fituar që nga fillimi i implementimit të programit në Maqedoninë e Veriut në vitin 1996.
“Tejkalimi i COVID-19 është sfidë globale dhe ne jemi shumë të lumtur që ofrojmë mbështetje për institucionet shëndetësore në këtë vend, të cilat kontribuan në shpëtimin e shumë njerëzve, veçanërisht në këto kohëra shumë të vështira. Shpresoj që ndihma jonë të kontribuon në ballafaqimin me COVID-19. Për shkak të pandemisë, mbështetja në kuadër të Programit për projekte të vogla për siguri njerëzore këtë vit i dedikohet institucioneve shëndetësore. Ne, populli japonez jemi shumë të lumtur që vazhdojmë ta mbështesim këtë vend, për shkak se miqtë të cilët e ndihmojnë njëri tjetrin janë miq të vërtetë”, deklaroi ambasadori Savada.
Në kuadër të grant programit për projekte të vogla (GGP), Japonia ka financuar projekte për rekonstruim dhe furnizim të pajisjeve për më tepër se 70 shkolla dhe kopshte, 47 institucione të shëndetit dhe ka mundësuar furnizimin e 31 automjeteve të specializuara për menaxhim të mbeturinave dhe shërbime komunale në 49 komuna në 8 rajone në shtet.
Nga Ambasada thonë se Japonia e ka mbështetur Maqedoninë e Veriut në sektorë të ndryshëm si zhvillimi i infrastrukturës, përmirësimi i kujdesit shëndetësor, ambienti, kultura, fatkeqësitë natyrore, krizat e refugjatëve si dhe ndihmat emergjente në shumë totale me mbi 422,3 milionë euro dhe ndihma tjera jo-financiare./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Prokurori Krasniqi: Gjykata ka bazë ligjore ta gjobisë Kurtin

Kurti: S’mund të ketë pajtim me Serbinë, derisa ajo zotohet se do ta përsëriste gjenocidin ndaj Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi