LAJMI I FUNDIT:

Janushev: Organet partiake zgjodhën Mickoskin për kandidat për mandatar të ri

Janushev: Organet partiake zgjodhën Mickoskin për kandidat për mandatar të ri

Pas takimit të Komitetit Qendror dhe Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së, sekretari i përgjithshëm i partisë Igor Janushev nëpërmes një konference për shtyp informoi se drejtuesit e kësaj parti njëzëri kanë dhënë pëlqimin që Hristijan Mickoski të përzgjedh ministrat e ardhshëm për qeverinë e re teknike

Sipas Janushev, organet më të larta të partisë i dhanë mbështetje që të jetë kandidat për mandatar dhe presin që më 12 prill të fitojnë zgjedhjet.


Në këtë mbledhje u miratua edhe raporti vjetor i kësaj partie.

“Është shkarkuar Tomislav Dimitrovski, i cili njihet për ngjarjen fatkeqe që ndodhën në të kaluarën”, tha Janushev./Telegrafi/