LAJMI I FUNDIT:

Jankulloska: Asnjëherë nuk jam pajtuar me arratisjen e Gruevskit

Jankulloska: Asnjëherë nuk jam pajtuar me arratisjen e Gruevskit

Ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, thotë se takimi i saj i fundit me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski ka qenë disa ditë para se ai të largohej nga vendi.

“Unë dhe Gruevski nuk kemi pasur asnjë komunikim për një kohë të gjatë. Nuk jam pajtuar asnjëherë me atë që ka bërë, pra me faktin se është arratisur në Budapest”, tha Jankulloska për “360 gradë”.


Ajo po vuan dënimin me katër vite burg për rastin “Tanku”, i njëjti për të cilin u arratis Gruevski, për të mos përfunduar në burg./Telegrafi/