Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, Dushan Janjiq, vlerëson se situata aktuale në Kosovë është një fazë që mund të quhet krizë e sigurisë dhe asaj po i vjen fundi. Ai tha se “askush nuk do të ishte më i lumtur sesa Putini nëse do të kishte të shtëna në veri të Kosovës”.
Janjiq beson se kriza ka arritur kulmin dhe se, sipas tij, edhe politikani i fundit e kuptoi se konfliktet e armatosura janë të mundshme.
“Barrikadat ishin vetëm një mjet në kuadër të konfliktit menaxhmentit dhe politikës së reciprocitetit, për të cilën u ‘kapën’ Beogradi edhe Prishtina, Vuçiqi dhe Kurti”, tha Janjiq.
Siç transmeton “N1”, Janjiq theksoi se momenti i aplikimit të tyre nuk ka qenë i përshtatshëm dhe është shfaqur edhe kundër efekti i tyre.
“Është e zakonshme që pas barrikadave të njerëzve të armatosur të jetë gjithmonë dikush që i organizon dhe këto janë zakonisht parti politike”, përkujtoi Janjiq dhe vlerësoi se “në këtë rast kësaj i është bashkuar shteti i Serbisë, si në vitet ’90-ta”, transmeton Telegrafi.
Ai theksoi se barrikadat, si mjet lufte, kërkojnë kontroll të plotë dhe theksoi se barrikadat aktuale nuk kanë pasur mbështetjen e përgjithshme të qytetarëve, e cila në raste të tilla duhet të ekzistojë jo vetëm në veri të Kosovës, por edhe në Serbi.
Sipas mendimit të tij, “barrikadat janë bërë dhe dakorduar në një rreth të ngushtë dhe janë të destinuara për qytetarë të painformuar dhe tashmë të keqtrajtuar nga kriza”.
“Ekziston problem në kontrollin e atyre që do të keqpërdorin barrikadat”, tha Janjiq, dhe vuri në dukje se rreziku më i madh në këtë drejtim nuk vjen nga njerëzit nga veriu i Kosovës dhe atyre të kontrolluar nga Beogradi, por nga ata që nuk kontrolloheshin nga askush, për shkak të kontekstit të luftës në Ukrainë.
“Askush nuk do të ishte më i lumtur se Putini nëse do të kishte të shtëna në veri të Kosovës. Kishte të shtëna, por kjo ishte tashmë faza kur po negociohej çfarë të bëhej me barrikadat”, tha Janjiq.
Atë që mediat e paraqitën si “vringëllimë të armëve, tregimin për forcat dhe vendosja e obuseve [haubicave]”, Janjiq e ka parë si një “mekanizëm përgatitjeje për heqjen e barrikadave”.
Sipas tij, pasojnë vetëm negociatat, sepse barrikadat janë vendosur me vendim të njëanshëm, si reciprocitet i masave që ndërmori Prishtina.
“Ato negociata fillimisht do të duhet të jenë për pasojat e barrikadave, për kthimin e listës serbe dhe rivendosjen e ligjshmërisë dhe legjitimitetit të institucioneve të Kosovës tek serbët, dhe vetëm pas kësaj do të vijojnë bisedimet e famshme për të ardhmen dhe statusin në Kombet e Bashkuara”, tha Janjiq. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arsimtarët protestë për 1 Maj, marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në Tiranë
Xhaferi: Respektimi i të drejtave të punës, prioritet për Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së
Rekomandohet shpejtësi e rregulluar gjatë udhëtimit për shkak të rrëshqitjeve të mundshme të dheut në RMV
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës