Janevska: Formohet trupi koordinues kombëtar për reforma në arsimin e lartë, shkencë, kërkim dhe zhvillim

Prej sot do të fillojë punën trupi ri koordinues kombëtar i formuar për herë të parë në mandatin e një Qeverie, i cili do të ketë për detyrë ngritjen e sistemit të shkatërruar të arsimit të lartë dhe të garantojë qëndrueshmëri të mëtejshme të cilësisë, si dhe përmirësimin e investimeve në shkencë dhe kushteve për punë kërkimore-shkencore në vend.
Kështu theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr.Vesna Janevska pas mbajtjes së seancës konstituive të trupit koordinues kombëtar për reforma në arsimin e lartë, shkencë, kërkim dhe zhvillim, si iniciativë e programit të punës së Qeverisë së re.
“Bëhet fjalë për trup gjithëpërfshirës, ku bëjnë pjesë përfaqësues të institucioneve si MASH-i dhe Këshilli Kombëtar për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor, përfaqësues të universiteteve dhe konferencës ndëruniversitare, komunitetit të biznesit dhe shoqatave civile. Nga të gjithë pritet paanshmëri dhe përfaqësim jo i interesave personale apo të grupeve të ngushta, por përkushtim për ndryshim të përgjithshëm të situatës në të mirë të të gjithëve dhe favor të vendit”, theksoi Janevska.
Trupi koordinues kombëtar do të bëjë analizë të situatës në fushat ku do të veprojë dhe më pas do të propozojë aktivitete konkrete që nuk do të jenë përgjegjësi vetëm e një institucioni apo pale.
“Do të kontrollojmë ligjshmërinë për punën e institucioneve, plotësimin e kushteve të punës, do të rishikojmë kuotat për regjistrim në fakultete, stimulimin e avancimit të programeve të studimit dhe krijimin e programeve të studimit ndërdisiplinor. Do të mbështesim angazhimin me komunitetin e biznesit, bashkëpunimin më të madh ndërkombëtar dhe pjesëmarrjen në programet e arsimit, shkencës dhe kërkimit e kështu me radhë”, theksoi Janevska, duke falënderuar të gjithë ata që e pranuan iniciativën dhe të cilët janë të përfshirë në punën e këtij organi.
Siç u shpreh ministrja, kjo iniciativë ngjall shpresë të re për përforcim serioz të arsimit dhe shkencës si shtylla bazë në të cilat duhet dhe do të mbështetet zhvillimi i përgjithshëm i vendit.
Trupi Koordinues Kombëtar do të udhëhiqet nga ministrja e Arsimit dhe Shkencës. Përbëhet nga zëvendës kryetari, si dhe rreth 30 anëtarë të tjerë dhe zëvendës të tyre, si dhe persona për mbështetje administrative dhe teknike. Trupi koordinues do të ketë obligim që çdo gjashtë muaj të dorëzojë raport për punën në Qeveri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Partia Demokratike Turke: Partisë politike fituese do t’i jepet mandati për formimin e Qeverisë, do të jemi konstruktiv për të ardhmen e Kosovës

Mot me diell, temperaturat deri në 12 gradë

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, “nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim”

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

Pas tri ditësh, gjendet kosovarja e zhdukur në Strasburg

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Pse Izraeli e bombardoi sërish Gazën dhe çfarë do të ndodhë me armëpushimin?

Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin