LAJMI I FUNDIT:

Janeva: Nuk jam e përfshirë në rastin “Haraçi”, Jovanovski ka keqpërdorë emrin tim

Janeva: Nuk jam e përfshirë në rastin “Haraçi”, Jovanovski ka keqpërdorë emrin tim

Kryeprokurorja e Prokuroris Speciale Publike (PSP) në dorëheqje, Katica Janeva sot ka dalë para publikut duke thënë se nuk është e përfshirë në rastin “Haraçi”, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Nga zgjedhja ime në këtë pozitë, familja dhe karriera ime është vendosur para sulmeve të përditshme. Kam qenë e vetëdijshme për këtë dhe nuk ankohem. Krenaria për të punuar për shtetin dhe kundër krimit të organizuar ka mbisunduar ndaj shpifjeve dhe sulmit. E kuptoj presionin dhe për këtë ju kërkoj falje që nuk kam qenë aktive këto ditë në opinion. Nuk kam dashur të ndikoj nëpër hetime, edhe pse kam vërejtur që më është bërë presion. Me shumë përgjegjësi them se nuk jam e përfshirë në rastin “Haraçi”, me apo pa vetëdije. Ju bëj thirrje institucioneve që të hetojnë rastin. Po, e njoh Bojan Jovanovskin (Boki 13) dhe po, djali im punon në televizionin e tij. Kërkoj, që në mënyrë transparente t’i thuhet ndal të gjithë spekulimeve. Deri tani më kanë ardhë shumë informacione, jo vetëm për Jovanovskin por edhe për persona tjerë, që kanë keqpërdorë emrin tim”, ka folur Janeva për rastin “Haraçi”, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Dorëzova dorëheqjen time pasi nuk dua të jem arsyetim për partitë politike. Qytetarët duhet të bëjnë dallimin, mes ikësve nga drejtësia dhe personave të pastër. Kjo prokurori ishte, është dhe besoj të jetë një ndër prokuroritë më të frytshme për vendin. Nuk e di, pse disa fuqi në vend ishin kundër neve dhe punës së PSP” tha Janeva rreth punës në PSP.

Janeva nuk u ndal të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve.

Përndryshe, rasti “Haraçi” është top temë në Maqedoninë e Veriut, pas dy arrestimeve dhe hetimeve që janë shpërndarë nëpër gjithë institucionet. /Telegrafi/