LAJMI I FUNDIT:

Janë publikuar pamjet “e pa publikuara ndonjëherë” të Titanic, rreth 3800 metra thellë në oqean

Janë publikuar pamjet “e pa publikuara ndonjëherë” të Titanic, rreth 3800 metra thellë në oqean

Mbi një shekull pasi anija “Titanic” u mbyt në Oqeanin Atlantik të Veriut, Instituti Oqeanografik Woods Hole “WHOI” publikoi të mërkurën disa pamje të cilat thuhet se nuk janë publikuar më parë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet janë kapur në vitin 1986, kur “WHOI” bëri 11 zhytje gati 3800 metra thellë në sipërfaqen e oqeanit për të eksploruar rrënojat.


Alvin, një zhytës me tre persona, u përdor për të zbritur njerëzit në rrënojat për herë të parë, ndërsa një automjet i drejtuar nga distanca i quajtur Jason Jr. u përdor për të hyrë brenda anijes së fundosur.

“Si shumë, unë u trondita kur Alvin dhe Jason Jr. u futën në dhe brenda në rrënojat”, tha në një deklaratë të mërkurën James Cameron, i cili drejtoi filmin “Titanic” dhe ka eksploruar vetë oqeanet.

“Duke publikuar këtë pamje, WHOI po ndihmon të tregohet një pjesë e rëndësishme e një historie që përfshin breza”.

“Titanic” u mbyt më 15 prill 1912, pasi goditi një ajsberg në udhëtimin e tij të parë nga Anglia në Nju Jork.

Përpjekjet për rikuperim filluan menjëherë, por vetëm në shtator të vitit 1985, WHOI gjeti më në fund rrënojat në partneritet me “Institut français de recherche pour l’exploitation de la mer”.

“Uji është afër temperaturave të ngrira dhe ndoshta sfida më e madhe është largësia e vendndodhjes, dhe në veçanti mjedisi i ashpër në lidhje me presionin ndaj të cilit janë të ekspozuara pajisjet tona”, thotë Robert Ballard, i cili udhëhoqi zbulimin e vitit 1985 dhe kapi pamjet e Titanic në vitin 1986. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Kalo në kategori