LAJMI I FUNDIT:

Janë pesë arsye pse Samsung Galaxy Z Flip është shumë më i mirë se smartfoni i palosshëm Fold

Janë pesë arsye pse Samsung Galaxy Z Flip është shumë më i mirë se smartfoni i palosshëm Fold

Aktivitetin Galaxy Unpacked që u zhvillua në San Francisko të Shteteve të Bashkuara, Samsung e hapi me njoftimin më të pritur për të gjithë, shfaqjen e Galaxy Z Flip.

Megjithëse edhe pse ka kaluar një kohë, që kur u shfaq Galaxy Fold, ne nuk kemi harruar për #FoldGate famëkeq, apo kohën kur u përhap Fold dhe shpërthyen një milion probleme para se të dilte në treg, transmeton Telegrafi.


Shpresojmë që historia të mos përsëritet me Z Flip, ndërsa bazuar në dizajnin dhe specifikat ka  shpresa mjaft të mëdha.

Deri më tani, janë pesë arsye të fuqishme, pse Samsung Galaxy Z Flip, është shumë më i mirë se telefoni palosshëm Fold dhe se do të ketë sukses.

1. Z Flip është kompakt, i përshtatshëm dhe me dizajn të këndshëm

Ky smartfon, mbyllet si një guaskë, që është sistem shumë më kompakt, ndërsa mund të mbahet me lehtësi në xhep apo çantë, duke e bërë përdorimin shumë të përshtatshëm dhe praktik.

Të gjitha këto lehtësi, janë bërë derisa Z Flip vazhdon ta ketë dukje shumë të mirë, në bazë të dizajnit të këndshëm dhe shumë të bukur.

2. Çmimi është shumë më i lirë

Me 1,270 euro, Z Flip nuk është aspak i lirë, por krahasuar me 1,840 euro sa kushton Fold, është shumë më i arsyeshëm.

Për asnjë smartfon, që ka kamera sikur smartfonat e lirë, nuk do duhej të paguhej mbi 900 euro, mirëpo për ata që duan një telefon të palosshëm, atëherë iu rekomandohet Z Flip, sepse është edhe më i lirë se Motorola Razr që kushton 1,380 euro.

3. Në Z Flip është një shtresë e hollë xhami, që e bënë shumë më të qëndrueshëm

Për dallim prej plastikës së papërshtatshme, që është përdorur të Galaxy Fold, në Z FLip është përdorur xhami special që e ka zhvilluar Samsung, i quajtur Ultra Thin Glass.

Xhami e ka bërë më të hollë, ndërsa thuhet të jetë shumë më i qëndrueshëm nga gërvishtjet, si dhe më i ndjeshëm në përdorim.

4. Hapësira e fshehur ku paloset

Si çdo smartfon i palosshëm edhe Galaxy Z Flip, e ka një hapësirë, ku përthyhet dhe hapet, që ekrani të jetë i plotë.

Por, në këtë smartfon, kjo hapësirë është shumë më e padukshme, por edhe elastike dhe e fuqishme në të njëjtën kohë.

Bazuar në të dhënat e Samsung, kjo hapësirë mund të mbyllet dhe hapet deri në 200 mijë herë dhe të mos duket, që e bënë shumë më të mirë se ajo e përdorur në telefonat Motorola.

5. Shkathtësi shumë më e madhe e ekranit

Një ndër gjërat më të pëlqyeshme te Samsung Galaxy Z Flip, është shkathtësia e lëvizjes së ekranit.

Këtu ekrani mund të qëndrojë gjysmë i mbyllur dhe të shfrytëzohet si një laptop i vogël, apo të përdoret ekrani në dy pjesë, për dy lloj materialesh të ndryshme.

Sistemi shumë i shkathët i hapjes së ekranit, e bëjnë përdorimin edhe më praktik dhe atraktiv. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Kompania mëmë e Google, Alphabet, arrin vlerën e 2 trilionë dollarëve

Kompania mëmë e Google, Alphabet, arrin vlerën e 2 trilionë dollarëve

Teknologji
“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

Teknologji
Kalo në kategori