“Janë përmbushur kriteret për fillimin e negociatave, pritet vendimi i Këshillit Evropian”
Përparim në sferat kyçe reformuese është konstatuar në Raportin e Komisionit evropian për përmbushjen e kushteve për negociata inkuadruese, që është bazë në të cilën vendet anëtare të BE-së këtë muaj duhet të vendosin nëse do ta miratojnë fillimin e tyre. Raporti i KE-së është fokusuar në reformat gjyqësore, gjykimet për korrupsion të lartë, përfshirë edhe rastin me PSP-në, reformat e sigurisë dhe reformat në administratën publike.
Dokumenti konkludon se duke pasur parasysh “përparimin e rëndësishëm të realizuar dhe përmbushjen e kushteve unanimisht të vendosura nga Këshilli në qershor të vitit 2018, Komisioni rekomandoi në pakon e vet për zgjerimin në vitin 2019 se Këshilli duhet t’i fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut, Marrë në përgjithësi, Maqedonia e Veriut i rriti përpjekjet e veta dhe reflektoi rezultate të dukshme dhe të qëndrueshme në sferat kyçe”. Që këtej, Komisioni evropian porositë se vlerësimi nga viti 2019 nuk ka ndryshuar dhe se Maqedonia e Veriut duhet t’i fillojë negociatat me BE-në.
Komisioni evropian dje publikoi raport edhe për përparimin reformues të Shqipërisë. Pas publikimit të raporteve për të dy vendet, eurokomisari për zgjerim, Oliver Varhelyi theksoi se ato tregojnë se vendet e kanë përforcuar punën e tyre dhe reflektuan rezultate të dukshme të qëndrueshme në sferat kyçe reformuese të përcaktuara në konkludimet e Këshillit nga qershori i vitit 2018.
Publikimi i Raportit dje koincidoi edhe me vizitën e Gordan Grliq Radman, ministër i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, kryesuese aktuale me Këshillin e BE-së, Shefi i diplomacisë kroate Radman në konferencë për shtyp në MPJ theksoi se sjellja e vendimit për hapje të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, e shohin si hyrje në samitin në maj në Zagreb.
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në konferencën e përbashkët për shtyp tha se sipas reagimeve fillestare, vendet anëtare të BE-së vlerësojnë se raporti i publikuar është real që tregon, siç tha, se me gjërat që janë bërë i kemi plotësuar kushtet për fillim të procesit inkuadrues.
Lidhur me skepticizmin e disa vendeve në Union ndaj zgjerimit. Dimitrov tha se fillimisht do të shihet qëndrimi i tyre vizavi tre elementeve të reja – metodologjisë së re për zgjerimin, raporteve të publikuara dje nga KE-ja dhe sinjaleve pozitive nga presidenti francez Emanuel Macron gjatë Konferencës së Munihut të sigurisë.
Kryeministri Oliver Spasovski në takim me delegacionin nga MPJ e Kroacisë theksoi se me raportin pozitiv vendi tregoi se është partnere kredibile e cila gjatë tërë procesit inkudrues i ka përmbushur obligimet e veta, i ka reflektuar për të gjitha reformat dhe obligimet, dhe se kjo do t’i japë mjaft argumente të fuqishme Kroacisë, si kryesuese aktuale me BE-në, që me sukses ta menaxhojë procesin për vendim marrje në periudhën para nesh.
Zëvendëskryeministri Bujar Osmani deklaroi se pas publikimit të metodologjisë së re për zgjerimin në fillim të shkurtit, raporti pozitiv nga KE-ja është momenti i dytë kyç pas samitit në tetor të vitit 2019, të cilat, siç theksoi, në dyer të mëdha e kthejnë besimin në integrimet evropiane dhe e hapin rrugën për vendim të Këshillit të Evropës për fillim të negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut, që këtë pranverë.
Këshilli i Evropës duhet ta sjellë vendimin më 26 mars, para samitit “BE – Ballkan Perëndimor” i cili në maj do të mbahet në Zagreb. Sipas zëvendëskryeministrit Osmani, që para samitit këtë muaj do të spastrohen dilemat nëse negociatat do të jenë vetëm për vendin tonë apo në pako me Shqipërinë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën