LAJMI I FUNDIT:

Janë dhënë 400 leje për fotovoltaikë në Maqedoni

Janë dhënë 400 leje për fotovoltaikë në Maqedoni

“Dielli është simboli i shteti, flamurit dhe himnit, por sot po na e sjell edhe pavarësinë energjetike”. Kështu kryetari i KRrE përshkroi prodhimin e energjisë elektrike nga resurset e ripërtritshme. Ai në intervistë për sdk.mk thotë se janë dhënë 400 licenca për fotovolatikë, me të cilat mund të furnizohen 10 qytete të vendit me energji elektrike.

“Deri më tani kemi dhënë licenca për 437 centrale për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtritshme. Më shumë janë për fotovoltaik përkatësisht për prodhimin e energjisë diellore, por ka edhe për energji elektrike nga era, uji dhe biogasi. Me këtë kapacitet të instaluar nga viti 2022 dhe 2023, me rrymë mund të furnizohen 10 qytete në vendin tonë”, tha Marko Bislimovski, kryetar i KRrE-së.


Maqedonia është në fillim të tregimit për efikasitet energjetik. Në 24 orët e fundit janë prodhuar 10 547 MWh energji elektrike, prej të cilave 7989 MWh janë në termoelektranat, ndërsa 2 588 në Mullirin e erës në Parkun Bogdanci. Për shkak të nevojave të amvisërive dhe shfrytëzuesit e vegjël, janë blerë 2400 përmes shitjes ESM.

Oda ekonomike filloi nismën për instalimin e burimeve të ripërtitshme të energjisë elektrike dhe tejkalimin e problemeve me çmimet e larta të rrymës përmes prodhimit vendor, propozoi që edhe tregjet e gjelbra të shfrytëzohen si burim për energji elektrike.

“Efekti pozitiv nga një investim i tillë është të sigurohet energji elektrike për punën e tregjeve, ndërsa në mënyrë shtesë personat që punojnë nëpër tregje do të jenë të mbrojtur nga ndikimi i drejtpërdrejtë i Diellit. Por, dilema e vetme e cila hapet gjatë realizimit të një investimi të tillë është se nëse fotovoltaikët vendosen në konstruksionet aktuale të kulmeve të tregjeve, a do të ndikojë kjo në shëndetin e personave që punojnë aty”, pohoi Marjan Nenonv, elektroinxhinier.

Sipas Odës ekonomike, për realizimin e investimit patjetër të ketë edhe bashkëpunim të ngushtë dhe të koordinuar me autoritetet lokale, si dhe me themeluesit dhe pronarët e tregjeve të gjelbra. Në vend, deri më tani nuk janë vendosur fotovoltaik në tregjet e blerta, por është vendosur vetëm në objektin afarist të ndërmarrjes publike që menaxhon me tregun e blertë. Bursa vendore për energji elektrike që duhet të fillojë në maj, pritet që të ketë implikime të rëndësishme për sektorin energjetik në vend. Ky zhvillim me padurim pritet për shkak se d.m.th. hap të rëndësishëm drejt vendosjes së tregut lokal të energjisë elektrike dhe ulje të varësisë nga tregjet e huaja.

“Prodhuesit e energjisë së ripërtritshme mund të marrin pjesë në shkëmbimin e energjisë elektrike dhe të tregtojnë, duke u siguruar platforma për të shitur energjinë e tyre elektrike dhe të kenë të ardhura. Kjo mund të inkurajojë zhvillim të projekteve për energji të ripërtritshme në Maqedoni, të promovojë praktika të qëndrueshme energjetike dhe të kontribuojë në transitin e vendit drejt sistemeve energjetike më ekologjike”, tha Stefan Velanovski.

“Bum-i” te fotovoltaikët uli edhe varësinë energjetike të shtetit. Deri më tani shteti ka blerë rreth 30% të rrymës për të gjithë shfrytëzuesit, ndërsa tani kjo përqindje ushtë ulur dhe importojmë vetëm 11%./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Lajme
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

Lajme
Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori