James Franco është në qendër të kritikave të opinioni publik.

Aktori është duke u akuzuar prej pesë femrave të ndryshme se i ka ngacmuar seksualisht.


Por, 39-vjeçari ka hedhur poshtë pohimet e vajzave duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë.

"Ka njerëz që duhet të dëgjohen", tha aktori 39-vjeçar duke shtuar se "Unë kam versionin tim të rrëfimit, por nuk besoj se këta njerëz kanë qenë të nënçmuar sa për të nxjerr tregimet e tyre sepse besoj shumë në ata", tha ai.

"Pra, nëse duhet të dëshmoj në gjykata, atëherë do të bien në ujë të gjitha pretendimet e tyre", tha ndër të tjerash aktori.

Ai shtoi se priste shumë gra dhe burra të tjerë ta mbështesnin nismën njësoj si ai.

Ndryshe, Franco është në vazhdën e artistëve që po akuzohen për ngacmime seksuale duke përfshirë edhe regjisorin, Harvey Weinsteinin. /Telegrafi/