Jakup Krasniqi punon kundër bashkimit kombëtar
Pushteti i Enver Hoxhës, nën arsyetimin se po e sendërtonte “gjuhën e njësuar letrare shqipe”, e shpërfilli krejtësisht, madje deri në përmasat e trajtimit si të ishte gjuhë e huaj, dialektin e veriut, gegnishten. Për rrjedhojë, afro dy të tretave të shqiptarëve në Ballkan, me dekret politik, iu imponua “standardi” që për bazë ka pothuaj qind për qind toskërishten, duke e vra kësisoj një traditë letrare shumëshekullore – gegnishten e shkruar. Për më tej, krijuesit e “standardit” të Enver Hoxhës, që në të njëjtën kohë janë edhe hartuesit e “Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe” (1980), shpërfillën më se gjysmën e leksikut të gjuhës shqipe.
Në këtë sfond, me synimin që ta hapja një debat publik mbi këtë temë tabu, erdha te ideja për një cikël intervistash me gjuhëtarë, studiues e intelektualë, kryesisht të një formimi të ri, nga Kosova, Shqipëria e diaspora, përqendrimi i të cilave ishte te problemet aktuale të shqipes si gjuhë mbarëkombëtare dhe te tejkalimi i ngërçeve që sot e kësaj dite vazhdojmë t’i vuajmë në veriun shqiptar nga të rropaturit për t’u shprehë e zënë vend në këtë ‘standard’ përjashtues.
Pas botimit të këtyre intervistave në të përditshmen KOHA Ditore, Shtëpia Botuese “Rrokullia” vendosi t’i përmbledhë ato nën titullin “Gjuha e Këputun e Shqipes”. Pas qarkullimit të njoftimit se libri ka dalë në shitje, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ma dërgoi një e-mail, të cilin s’do ta publikoja kurrë sikur të ishte privat, por meqë u ishte dërguar edhe shumë të tjerëve, po e botoj pa asnjë ndërhyrje:
Pasi ke marre kete mundim "ietnlektual" te shekullit XX qe na e lan amanet intelektualet dhe politika seber qe per nje shekull u munduan te krijojne nga kombi shqiptar, albancet dhe shiftaret dhe s’ia arriten dote. Ne shekullie e XXI e kane marre do "nitelektuale" te ri kosovare.
Pasi ma dergove njoftimin per librin "GJUHA E KUPETUR E SHQIPES", me obligove qe t’i them edhe une dy tri fjale. Populli yne ka shume fjale te urta e te menqura. Njera nga keto thote: "Kur unk ke cka te besh, luje deren" ose "kur ke nge, shti rruza ne pe". Po t’i kujtoj dy varianta qe kane nje kuptim. Nuk deshiroj te zgjatem, vetem du ate te them se, gjuha e unifikuar, e unisuar apo standarde shqipe, quajeni sit e doni, ka qene e arritura me e madhe kombetare e shekullit XX, e arritur qe coj drejt unifikimit te te gjithe elementeve qe perbejne kombin tone. Kjo rruge zor se mund te ndalet edhe sot. Kete s’do ta ndalin as partizanet e vegjel te “kombit” kosovare (te Titos). Kosova e lire, e pavarur, sovrane dhe demokratike, ju ka krijuar mudnesi te shumta – shfrytzoni keto mundesi per pune me te menqura, per t’i unifikuar perberesit tjere te kombit. Leni pallavrat tuaja mjerane.
Pershendetje!
Dr. J. Krasniqi
Më duhet të them se nuk do t’i hyja asnjëherë mundimit për t’iu përgjigj letrës së Jakup Krasniqit, e cila shfaq elemente të frikshme disleksie, e madje analfabetizmi, sikur ajo të mos mbante autorësinë e një personi që mban një post aq të rëndësishëm publik, atë të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Hapi i parë për unifikimin e kombit do të ishte plotësimi i standardit gjuhësor, me futjen e paskajores dhe funksionalizimin e fjalësit të gegnishtes, duke qenë se një njësim gjuhësor i mirëfilltë nënkupton vetë njësimin shpirtëror të shqiptarëve. Dhe vetëm kështu të njësuar do t’ia hapnim rrugën bashkimit kombëtar, sepse ai nuk ia vlen të bëhet me mendësinë e ‘mësitnisë’. Njësimi sipas kësaj logjike do të interpretohej me të drejtë si aneksim, sapo të zgjoheshim esëll të nesërmen e festimeve.
Jakup Krasniqi harron se “Kosova e lirë, e pavarur, sovrane dhe demokratike” del jashtë konceptit të unifikimit të kombit shqiptar. Ai shton se unifikimin e kombit shqiptar nuk do ta ndalin as partizanët e vegjël të ‘kombit’ kosovar, por harron se vetë, duke punuar për shpalosjen e flamurit kosovar dhe për intonimet e himnit të Kosovës, askurrkund madje as të ngjashëm me ata shqiptarë, ai është bërë vetë njëri prej kryepengestarëve të unifikimit të kombit. Është Jakup Krasniqi ai që e kryesoi seancën në Kuvendin e Kosovës ku u miratua Kushtetuta e Kosovës që ndalon bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Jakup Krasniqi pohon se Kosova e lirë, e pavarur, sovrane dhe demokratike na ka krijuar mundësi të shumta, duke na këshilluar t’i shfrytëzojmë ato për punë më të mençura. Ç’është e vërteta, kjo Kosovë u ka krijuar mundësi të shumta pikërisht Jakup Krasniqit, Hashim Thaçit, Fatmir Limajt e të tjerëve si këta, për të vjedhë pa fre, duke na i ngushtuar tmerrësisht mundësitë për zhvillim, sot e në të ardhmen.
Duke përfituar kështu nga shpërdorimi i posteve, këta “politikanë” janë më së paku të interesuar për bashkim kombëtar, pavarësisht nga retorika boshe që lëshojnë nga adresat e tyre elektronike private. Nëse vërtet je ithtar i bashkimit, atëherë marre për ty, Jakup Krasniqi, që po punon vetëm kundër tij.
Krejt në fund me keqardhje e them se, në rrethana normale, duke i pasur parasysh aftësitë tua, maksimumi që do të mund të arrije, do të ishte që nga fshati yt të zhvendoseshe në qytezën e Drenasit, ku do të mund punoje si një arsimtar nën mesatar i lëndës së historisë. Ti je Kryetar i Kuvendit të Kosovës sepse ne po jetojmë në kohëra e rrethana abnormale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City