LAJMI I FUNDIT:

Jakup Krasniqi flet për përfshirjen e Nismës në qeverinë e ardhshme

Jakup Krasniqi flet për përfshirjen e Nismës në qeverinë e ardhshme

Kryetari i Këshillit Kombëtar të partisë Nisma Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka thënë se Nisma është brenda rezultatit zgjedhor që i duhet për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Megjithatë, thekson se po presin certifikimin e rezultateve finale nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të qartësuar pozicionin e Nismës nga zgjedhjet e 6 tetorit.

Krasniqi thotë se organet drejtuese të partisë shumë shpejtë do të marrin një vendim lidhur me përfshirjen e mundshme në Qeverinë e Kosovës.


Jakup Krasniqi dikur kryetar Kuvendi, thotë se kanë pritur rezultat më të mirë nga zgjedhjet e 6 tetorit, por gjithashtu thekson se administrimi i votës nuk është bërë siç duhet.

“Sovrani e ka kryer detyrën e vet më së miri, e ka kryer sipas informacioneve që ka pasur. Konsideroj që administrimi i votës së qytetarëve nuk është bërë mirë, megjithatë janë bërë përpjekje edhe nga Komisioni Qendror Zgjedhor që të bëjë korrigjimin, ne presim rezultatet përfundimtar zyrtar, që ta shohim ku jemi si subjekt politik dhe në fund të fundit duhet ta shikojnë gjithë subjektet politike si kanë dalë nga këto zgjedhje”, thotë ai.

Ai thotë se prej informacioneve që ka, aktualisht Nisma është mbi 5%, por që po presin certifikimin e rezultateve finale për t’u vërtetuar kjo.

“Mendoj që Nisma është brenda rezultatit zgjedhor që i konvenon të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës, dhe pjesë e institucioneve të Kosovës, megjithatë ne jemi të vetëdijshëm qË duhet ta presim rezultatin final… Është mbi 5%, kështu kam informacione, ta shikojmë rezultatin përfundimtar, gjithnjë po them është rezultati final ai që do ta tregojë se ku është Nisma”, tha Krasniqi, për Kosovapress.

Ai u përgjigj edhe si do të veprojë Nisma nëse e kalon pragun zgjedhor dhe bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës.

“Për këtë çështje, Nisma dhe organet e saj, deputetët që do të jenë pjesë e Kuvendit do të bisedojnë dhe do të marrin vendimin së shpejti në ditën e ardhshme”, thotë ai.

Nisma Socialdemokrate është partia që ka kërkuar rinumërim në nivel vendi të votave të 6 tetorit, më arsyetimin se janë bërë shkelje gjatë procesit zgjedhor, e që pastaj ka ndikuar në rezultat.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me rekomandime të Qendrës për Numërim dhe Rezultate, ka rinumëruar gati gjysmën e vendvotimeve, duke thënë se ka pasur probleme të ndryshme me formularë.

Ditët në vijim, KQZ pritet të bëjë certifikimin e rezultateve finale, pas numërimit të votave me kusht dhe ato nga persona me nevoja të vecanta./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori