Jahjaga: Pengimi i ambasadores Jacobson, rast i paprecedent

“Pengimi i ambasadores së Shteteve të Bashkuara Tracy Ann Jacobson është krejtësisht i pa pranueshëm. Diplomatët e akredituar në Republikën e Kosovës janë përfaqësues të shteteve të tyre dhe sulmi ndaj tyre është sulm ndaj shteteve të tyre”, ka thënë Jahjaga, për RTK.
Sipas presidentes Jahjaga, pengesa ndaj diplomatëve është një shkelje e rëndë e demokracisë së shtetit, një shkelje e rëndë e ligjit dhe është një sjellje e rëndë dhe fyese.
Presidentja i bëri këto komente gjatë qëndrimit në Zagreb ku po merr pjesë në kremtimin me rastin e anëtarësimit të Republikës së Kroacisë në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































