LAJMI I FUNDIT:

Jahjaga: Dërgesat e diasporës të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Jahjaga: Dërgesat e diasporës të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Remitenca e dërguara nga diaspora në Kosovë vazhdojnë të jenë të rëndësishme për ekonominë.

Kështu ka thënë ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në konferencën virtuale “Diaspora Flet 2020”, organizuar nga Germin Global Albanians Foundation.


“Remitenca e dërguara nga diaspora në Kosovë vazhdojnë të jenë të rëndësishme për ekonominë. Por ka dhe atë anën e vet që krijon varshmëri. Këto nuk janë zgjidhje për zbutjen e varfërisë. Remitencat e dërguara në Kosovë nuk janë materializuar sa duhet. Në vend që këto të përdoreshin për hapjen e ndonjë biznesi. Nuk do të ishim këtu po të mos ishte diaspora, në procesin e shtetndërtimit”, tha Jahjaga, përcjell Telegrafi.

Nga të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës për muajin tetor 2020, diaspora ka dërguar rreth 22 milionë euro më shumë sesa muaji i njëjtë i vitit të kaluar.

Duke krahasuar periudhën dhjetë mujore të vitit aktual me atë paraprak, del se mërgata në drejtim të Kosovës ka dërguar 90.9 milionë euro më shumë, apo në total 796.5 milionë euro.

Bashkohu në diten e parë të Konferences virtuale 'Diaspora Flet 2020'
Lexo po ashtu Bashkohu në diten e parë të Konferences virtuale 'Diaspora Flet 2020'

Në këtë konferencë do të mbahen 24 sesione virtuale, me 9 folës kryesor dhe një program prej 25 orëve do trajtojnë praktikat botërore dhe ndërlidhjet mes diasporës dhe vendeve amë në temat kryesore: avokimi & diplomacia, bizneset, investimet & filantropia dhe kapitali njerëzor & edukimi. /Telegrafi/