LAJMI I FUNDIT:

Jaguar Land Rover planifikon lansimin e pesë modeleve brenda dy vitesh

Jaguar Land Rover planifikon lansimin e pesë modeleve brenda dy vitesh

Këto dy vite, do të jetë shumë interesante për këtë prodhues

Me të marrë një ndihmë financiare, Jaguar Land Rover arriti të kthehej sërish në nivelin e prodhimit dhe për të pasur mundësi të vazhdojë i duhet të punojë me intensitet të shtuar, transmeton Telegrafi.


Autocar ka bërë të ditura planet ambicioze të kompanisë, që brenda dy vitesh planifikon të sjellë pesë modele të reja.

Deri më tani, është bërë e ditur se do të lansohet modeli i ri XJ tërësisht elektrik si dhe një Range Rover që do ta ketë të njëjtën platformë, të cilat do të dalin nga linja e prodhimit deri më 2021.

Për të përmbyllur pesë modele brenda kësaj kohe, pritet të lansohen F-Type, Discovery dhe Defender, për të cilat dihet shumë pak, mirëpo është e sigurt se do të kenë një nivel të konsiderueshem elektrifikimi.

Krahas këtyre modeleve, brenda të njëjtës kohë, pritet të arrijnë edhe makinat SUV Range Rover Evoque dhe Velar. /Telegrafi/