Jackson do rikthehet te Chelsea pasi dështoi të aktivizojë klauzolën te Bayerni

Nicolas Jackson do të kthehet te Chelsea në përfundim të huazimit te Bayern Munich, pasi është e pamundur që sulmuesi të arrijë numrin e nevojshëm të paraqitjeve për të aktivizuar klauzolën e blerjes së detyrueshme.
24-vjeçari iu bashkua kampionëve gjermanë këtë verë për një huazim njëvjeçar, pas një largimi të detyruar nga Chelsea.
Sulmuesi senegalez iu bashkua Bayern për një marrëveshje njëvjeçare me një tarifë fillestare prej 14.2 milionë eurosh, në fund të afatit kalimtar veror.
Një pagesë shtesë prej 56.2 milionë eurosh, që do të bëjë transferimin e përhershëm të Jackson, do të aktivizohej sapo ish-lojtari i Villarreal të arrinte një numër minimal paraqitjesh ose ndeshjesh prej të paktën 45 minutash për klubin.
Në fillim të sezonit, presidenti i Bayern, Uli Hoeness, zbuloi se ky prag ishte 40 ndeshje si startues në Bundesliga dhe Ligën e Kampionëve. Jackson deri tani ka regjistruar vetëm gjashtë paraqitje që përfshihen në kriter.

Me vetëm 33 ndeshje të mbetura në të dy kompeticionet këtë sezon, Bayern nuk ka asnjë detyrim për të bërë transferimin e Jackson të përhershëm.
Gjithashtu, huazimi i tij do të ndërpritet nga Kupa e Kombeve të Afrikës, ku 25-vjeçari është pjesë integrale e skuadrës së Pape Thiaw.
Turneu kontinental do të zhvillohet nga 21 dhjetori deri më 18 janar, duke e bërë të mundur mungesën e Jackson në deri në pesë ndeshje nëse Senegali arrin deri në finale./Telegrafi/



















































