Ardern doli në skenën globale në vitin 2017 kur, në moshën 37 vjeçare, u bë kryeministrja më e re në botë.
Shumë në botë e kanë zili Zelandën e Re që kanë Jacinda Ardern si kryeministre dhe dëshirojnë një person të tillë në krye të vendit të tyre, shkruan nzherald.
Dje, ajo i solli fitoren më të madhe zgjedhore Partisë së saj të Punës të qendrës së majtë në gjysmëshekullin e fundit. Zelanda e Re e shpërbleu pas menaxhimit me sukses të pandemisë së coronavirusit, transmeton Telegrafi.
Politikania 40-vjeçare mund të formojë qeverinë e parë me një parti në dekada dhe do të përballet me sfidën e kryerjes së transformimit progresiv që ajo premtoi, por nuk arriti të përmbushte në mandatin e saj të parë, kur Laburistët ndanë pushtetin me partinë nacionaliste.
“Ky është një ndryshim historik”, tha për reuters, analisti politik Bryce Edwards i Universitetit Victoria në Wellington. Ai e përshkroi rezultatin si një nga kthesat më të mëdha në historinë elektorale të Zelandës së Re në 80 vjet.
Ardern u premtoi mbështetësve se do të ndërtonte një ekonomi që do të përfitonin të gjithë, se do të krijonte vende të reja pune, do të trajnonte njerëz, do të mbronte mjedisin dhe do të luftonte pabarazitë sociale.
“Ne jetojmë në një botë gjithnjë e më të ndarë, në të cilën gjithnjë e më shumë njerëz nuk janë më në gjendje të pranojnë një mendim tjetër. Shpresoj që Zelanda e Re të ketë treguar në këto zgjedhje se nuk jemi ne”.
Mediat e huaja shkruajnë se ajo nuk u dorëzua në momentet më të vështira në një formulë fituese.
Fitorja e djeshme është gjithashtu një shpërblim për udhëheqjen e saj përmes një serie ngjarjesh që e shënuan mandatin e parë tre-vjeçar: masakrën e besimtarëve në xhami në Christchurch dhe shpërthimin e një vullkani në Ishullin e Bardhë, ku u vranë 21 persona.
Shkathtësia e saj e “të jetë e fortë, të jetë e mirë” gjatë ngjarjeve dramatike dhe veprime të shpejta për të ndaluar armët i kanë sjellë asaj njohje globale. Këtë vit, ajo riafirmoi reputacion me një qasje “le të shkojmë të fortë, le të shkojmë herët” në luftën kundër coronavirusit, i cili eliminoi përhapjen lokale të infeksionit.
Reuters shkruan se aftësitë e saj udhëheqëse empatike dhe menaxhimi i krizave maskuan mangësitë e qeverisë. Në shtëpi, Ardern po përballet me kritika se qeveria nuk e ka përmbushur premtimin e saj për të qenë transformuese.
“Ata nuk arritën atë që shpresonin të arrinin”, tha Ganesha Hana, drejtoreshë e hulumtimit në institutin ekonomik BERL në Wellington duke shtuar se “Shumë janë të zhgënjyer me ritmin e ndryshimit”.
Jeta është kthyer në normalitet në Zelandën e Re, por kufijtë janë ende të mbyllur, sektori i turizmit është në një krizë të rëndë dhe ekonomistët parashikojnë një recesion të përhershëm pas bllokimit shkaku i coronavirusit.
Ekonomia pësoi një rënie prej 12.2 për qind në tremujorin e dytë, më e madhja që nga Depresioni i Madh. Rritja e borxhit parashikohet në 56 për qind nga më pak se 20 për qind para pandemisë.
Kriza e strehimit në vend po përkeqësohet gjithashtu dhe ndarja midis të pasurve dhe të varfërve po rritet, transmeton Telegrafi.
Analisti Jeffrey Miller thotë se pavarësisht rezultatit bindës të së majtës, Ardern ndoshta do të vazhdojë në një drejtim qendror, në mënyrë që të zbatojë ndryshimet që shpreson se do t’i mbijetojnë ndryshimit të ardhshëm në qeveri, sepse fitoren ia detyron votuesve të qendrës së djathtë që më parë mbështetnin nacionalistët.
Kreu i Partisë Nacionaliste të opozitës, Judith Collins, përgëzoi kryeministren për “rezultatin e jashtëzakonshëm”.
Qytetarët e Zelandës së Re votuan dje në referendume për legalizimin e eutanazisë dhe marihuanës për qëllime rekreative dhe rezultatet do të dihen më 30 tetor. Zelanda e Re do të bëhej vetëm vendi i tretë në botë që lejon kultivimin dhe konsumimin e kanabisit, pas Uruguait dhe Kanadasë.
Ajo është bërë një ikonë globale duke luftuar me pasion të drejtat e grave, duke i dhënë fund varfërisë së fëmijëve dhe pabarazisë ekonomike në Zelandën e Re. Arder, babai i së cilës ishte një oficer policie, u rrit mormone dhe u largua nga kisha në fillim të viteve 2000 për shkak të qëndrimit të saj ndaj personave LGBT dhe që atëherë e ka deklaruar veten agnostike.
Kur u pyet nga një prezantuese televizive, disa orë pasi u emërua udhëheqëse e Punës në vitin 2017, nëse planifikon të ketë fëmijë, ajo u përgjigj se “është krejtësisht e papranueshme në vitin 2017 të thuash që një grua duhet t’i përgjigjet kësaj pyetjeje në vendin e punës”.
Ardern lindi një vajzë në qershor të 2018, tetë muaj pasi ajo u bë kryeministre – udhëheqësja e dytë e zgjedhur që lindi gjatë mandatit të saj, pas Benazir Bhuttos të Pakistanit.
Shumë e panë shtatzëninë dhe lejen e lindjes si një simbol të përparimit për gratë udhëheqëse. Tre muaj pasi lindi, vajza e saj Neva Te Aroha ishte me nënën e saj në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.
Vitin e kaluar, Ardern mori lavdërime në të gjithë botën për përgjigjen ndaj sulmeve në Christchurch, të cilat ajo i karakterizoi si terrorizëm. Ajo veshi një hixhab në një takim me anëtarët e komunitetit mysliman të nesërmen dhe u tha atyre se vendi ishte “i bashkuar në dhimbje”.
Ajo ka ndaluar bartjen e armëve të zjarrit gjysmë-automatike dhe kufizime të tjera, e cila është në kontrast të plotë me Shtetet e Bashkuara, ku ligjvënësit dhe aktivistët nuk kanë arritur të adresojnë dhunën e armatosur pavarësisht nga të shtënat e shumta masive. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Truedau jep dorëheqje, Carney betohet si kryeministër i Kanadasë

Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për ndryshimin kushtetues, duke hequr “frenën e borxhit”

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës