Kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, ka reaguar ndaj një deklarate të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në të cilën ky i fundit ngre dyshimet se Jabllanoviq mori 1 milion euro dhe dy banesa për t’u tërhequr nga gara për kryetar komune.
Kandidati për kryetar i Komunës së Leposaviqit, njëherësh kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, ishte tërhequr vetëm tri ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat në veri të Kosovës.
Një veprim i tillë ka bërë që kryeministri Kurti të ngre dyshime se Jabllanoviq është shpërblyer nga Beogradi për një veprim të tillë.
“Mendova se të paktën Aleksandar Jabllanoviq do të fitonte në Leposaviq, por ai doli nga gara më 21 prill, dy ditë para fitores së sigurt. Kam dëgjuar se ka marrë një milion euro dhe dy apartamente në Beograd”, ka thënë Kurti sot në një video adresim.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Jabllanoviq, duke thënë se në një sistem serioz demokratik, sot do të intervistohej Kurti ose ai
“Në një sistem serioz demokratik sot në prokurori do te intervistoheshim ose zoti Albin Kurti, ose unë. Meqë jemi larg demokracisë, kryeministrit po i jap 1 banesë dhe 500 mije euro, po i kërkoj vetëm të më tregojë ku është apartamenti tjetër dhe pjesa tjetër e parave”, ka shkruar Jabllanoviq, transmeton Telegrafi.
U ozbiljnom demokratskom sistemu danas bi na razgovor u tužalaštvu bio ili gospodin @albinkurti ili ja.Pošto smo mi daleko od demokratije, ja poklanjam Premijeru 1 stan i 500.000€,samo ga molim da me uputi gde je taj drugi stan i ostatak novca🤗https://t.co/vNTgUaAQbK
— Aleksandar Jablanović (@AleksandarJabl1) June 21, 2023
Pas dorëheqjes së katër kryetarëve nga komuniteti serb në komunat në veri të vendit, më 23 prill të këtij viti u mbajtën zgjedhjet lokale në këto komuna.
E kandidati për kryetar i Komunës së Leposaviqit, njëherësh kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq vetëm tri ditë para mbajtjes së këtyre zgjedhjeve u tërhoq nga gara.
Pas zgjedhjeve të prillit dhe zgjedhjes së katër kryetarëve të rinj atje, situata ka filluar të tensionohet dhe bashkësia ndërkombëtare ndër të tjera ka kërkuar që të mbahen edhe një herë zgjedhjet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë