LAJMI I FUNDIT:

Jablanoviq: Themelimi i FAK-ut është pështymje në varret e ushtarëve serbë në Kosovë

Jablanoviq: Themelimi i FAK-ut është pështymje në varret e ushtarëve serbë në Kosovë

Procesi i formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës mund të bëhet vetëm me ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës ”e serbët nuk do të duhej të e nuk do të guxonin të përkrahin këtë vendim, sepse ky vendim për popullin dhe shtetin tonë do të ishte rrugë në një drejtim”.

“Duke votuar për Ushtrinë e Kosovës do të pështynim në varrin e çdo ushtari e polici të vrarë e të plagosur në Kosovë”.


Me këto fjalë është përgjigjur Aleksandar Jablanoviq, themelues i Listës Srpska dhe ish–ministër për Komunitete e Kthim në Qeverinë Kosovës ( i shkarkuar në janarin e vitit 2015 pas fyerjeve të nënave të viktimave të luftërave në Gjakovë) ndaj kërkesave të politikanëve shqiptarë të Kosovës që serbët në institucione kosovare të mbështesin formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, njofton gazeta “Veçernje Novosti” e Beogradit, transmeton Koha.net.

Jablanoviq njëkohësisht ka thënë se në Kosovë është në fuqi Rezoluta 1244 e KS të KB-së, sipas së cilës i vetmi formacion i armatosur është KFOR-i me mundësi të kthimit të pjesëtarëve të Ushtrisë serbe.

Dje, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës Branimir Stojanoviq ka thënë se qëndrimi negativ i serbëve për formimin e Ushtrisë së Kosovës nuk ka ndryshuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
Kalo në kategori