Votimi fizik në ambasada, numërimi i votave në qendrat komunale të numërimit, votimi për 10 kandidatë…
Këto janë vetëm disa nga praktikat e reja që u vendosen me Ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme e që u implementua për herë të parë në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë.
Por, sa ia vlejtën këto ndryshime?
Pati dyshime për manipulim, fletëvotime të pavlefshme dhe rinumërim.
Tridhjetekatër ditë nga mbajtja e zgjedhjeve dhe ende nuk janë shpallur rezultatet përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. KQZ-ja e ka sot në rend dite shpalljen e rezultateve.
Nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) konsiderojnë se Ligji i ri për zgjedhje nuk ka prodhuar ndonjë rezultat konkret në administrimin e procesit zgjedhor.
Sipas hulumtuesit Vullnet Bugaqku, KQZ-ja ka dështuar me administrimin e procesit të numërimit të votave për kandidatë.
Sipas tij, nëse një proces i numërimit kalon nëpër duar të komisionerëve “domosdo manifestohet manipulimi, apo dyshimi mbi manipulimin e rezultateve, qoftë e partive politike apo kandidatëve për deputetë”.
“Ne jemi dëshmitarë që këtë vit kur kemi pasur zgjedhjet e rregullta parlamentare, ndryshimet e reja ligjore nuk është se kanë prodhuar ndonjë rezultat konkret ose nuk është nxjerrë ndonjë efikasitet i KQZ në administrimin e procesit zgjedhor, sidomos në adresimin e procesit të numërimit të votave për kandidatë në Qendra Komunale dhe QNR. KQZ-ja, ka dështuar të administrojë procesin e numërimit të votave për kandidatë dhe jemi dëshmitarë që është paraqitur një fenomen që pavarësisht ndryshimeve ligjore që ne mund t’i prodhojmë, nëse procesi i numërimit kalon nëpër duar fizikisht të komisionerëve, domosdo po manifestohet manipulimi apo dyshimet mbi manipulimin e rezultateve, qoftë e partive politike, qoftë edhe të kandidatëve për deputetë”, thotë Bugaqku.
Në anën tjetër, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi thotë se pas përfundimit të gjithë procesit, do të analizohen edhe ndikimet e ndryshimeve ligjore.
“Pas çdo procesi zgjedhor, KQZ-ja diskuton dhe analizon ecurinë e organizimit të të gjithë procesit zgjedhor, në mënyrë që të bëhen përmirësimet e duhura aty ku ka pasur lëshime. Gjithashtu, si institucion që zbaton Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, do të analizohen edhe ndikimet e ndryshimeve ligjore në raport me aspektet organizative të procesit zgjedhor”, thotë Elezi.
Elezi shton se KQZ-ja ende nuk e ka koston përfundimtare, pasi procesi nuk është përmbyllur ende.
“Ne ende mund të flasim vetëm për buxhetin e planifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për organizimin e procesit zgjedhor, i cili është në vlerën e më shumë se 8 milionë e 700 mijë euro. Zgjedhjet nuk janë përmbyllur ende, çka do të thotë se për të ditur saktë se sa do të kushtojë organizimi i të gjithë këtij procesi zgjedhor, duhet të presimin përfundimin e tij dhe të gjitha procedurat tjera”, shton Elezi.
Ligji i ri për zgjedhjet e përgjithshme – i miratuar në mesin e vitit 2023 – mundësoi që për herë të parë të votohen 10 kandidatë nga 5 sa ishte në të kaluarën.
Për herë të parë, gjithashtu, u organizua votimi fizik në 30 përfaqësi diplomatike të Kosovës, në 19 shtete, si dhe votimi me postë në kuti postare të hapura nga KQZ-ja në 22 shtete të ndryshme të botës.
Zgjedhjet në Kosovë – të parat të rregullta që prej shpalljes së pavarësisë më 2008, janë mbajtur më 9 shkurt, pas një fushatë zgjedhore që zgjati një muaj.
Në garë ishin 28 subjekte politike me 1.280 kandidatë.
Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me Guxo dhe Alternativa, ka dalë fituese e zgjedhjeve, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës e treta, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në koalicion me Nismën ka dalë e katërta./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Kemi arritur marrëveshje” -zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Mexhiti: Ish-ushtarët e UÇK-së s’do të ndalohen më në kufi

Tërmkolli: LDK është shpërfytyruar në një firmë private të Lulmir tuxharit, rugovianë, ku jeni?

“Tuneli kokëshkëmb i Murrizit”, kryeministri Rama publikon pamje

Rexhep Selimi mbushi 54 vjet, bashkëshortja e tij e viziton bashkë me Dejona Mihalin

“A do ta respektoni ligjin që e keni hartuar vetë”, “Mos i ngatërro gjërat, shpallja e rezultateve dhe certifikimi janë procese të ndara” përplasje mes Bajramit dhe Haxhiut

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Një gruaje në Banjskë të Zveçanit i gjendet armatim - pushkë, fishekë, çantë ushtrie

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës