LAJMI I FUNDIT:

Ja si e kishte paralajmëruar shkrimtari arab seleksionimin natyror 1000 vjet para Darvinit (Foto)

Ja si e kishte paralajmëruar shkrimtari arab seleksionimin natyror 1000 vjet para Darvinit (Foto)

Ndonëse qysh në antikitet, filozofët grekë, Empedokli dhe Aristoteli, kanë shkruar e folur për ndryshimet që u ngjajnë bimëve dhe kafshëve, do të duhej të vinte shekulli i XIX, që procesi i evoluimit të kafshëve të bëhej botërisht i njohur dhe që koncepti i "seleksionimit natyror" të artikulohej më në plotësi nga biologu amator anglez, Charles Robert Darwin.

Por Darwin nuk ishte i pari që kishte kuptuar dhe njohur procesin e komplikuar të seleksionimit natyror. Shumë kohë para se ai të botonte më 1859 librin aq të famshëm: "Mbi origjinën e specieve përmes seleksionimit natyror, ose ruajtja e racave të favorizuara në luftën për jetë", në anën tjetër të botës, një njeri tjetër i kishte rënë në fije këtij procesi natyror.

Është fjala për shkrimtarin arab, Abu ‘Uthman ‘Amr ibn Bakr al-Kinani al-Fuqaimi al-Basri, i njohur më shumë si Al-Jahiz – Sy-Çakërrituri, i cili u lind rreth vitit 776, pak kohë pas themelimit të Bagdadit nga kalifi Abasid al-Mansuri. Al-Jahiz-i u rrit në Basra, që së bashku me Kufën, rivalen e saj, ishin dy qendrat më të rëndësishme intelektuale të kohës.


Ai shkroi mbi 200 vepra, nga të cilat deri te ne kanë arritur vetëm tridhjetë dhe u takojnë përmbajtjeve të ndryshme si zoologjia, gramatika arabe, poezia, retorika dhe leksikografia.

Por vepra më e rëndësishme e tij, është "Libri i kafshëve" (Kitab al-Haywan), i cili përbëhet nga 7 vëllime. Në këtë libër, ai shkruan edhe për konceptin e seleksionimit natyror, që rëndom i atribuohet Charles Darwinit, shkruan Koha.net.

80 folie të "Librit të kafshëve" (pra rreth 1/10 e tekstit origjinal) ruhen në Biblotekën Ambroziane në Milano. Ky koleksion i takon shekullit të XVII dhe mban emrin e dikur pronarit të tij ‘Abd al-Rahman al-Maghribi, i vitit 1615.

Të tjera vepra me rëndësi të Al-Jahizi janë edhe: "Arti i mbajtjes së gojës kyçur", "Kundër shërbyesve civilë", "Lëvdimi i tregtarëve", "Ushqimi arab" dhe "Mendjelehtësia dhe serioziteti".

Al-Jahizi vdiq aksidentalisht në Basra më 868, kur u shtyp për vdekje nga një pirg librash në bibliotekën e tij.

Në trend Botë

Më shumë
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Azia
Ministri francez i Mbrojtjes njofton se aeroplanët e parë luftarak Mirage 2000 arrijnë në Ukrainë

Ministri francez i Mbrojtjes njofton se aeroplanët e parë luftarak Mirage 2000 arrijnë në Ukrainë

Evropa
Bill Gates paralajmëron për një pandemi

Bill Gates paralajmëron për një pandemi "shumë më të rëndë" në vitet e ardhshme

Botë

"Lëvizja për të shkarkuar presidentin e SHBA-së ka filluar" - demokratët kundër Trumpit

Botë
Ekipi i Trumpit po shqyrton marrjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë

Ekipi i Trumpit po shqyrton marrjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë

Botë
Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Azia
Kalo në kategori