LAJMI I FUNDIT:

Ja sa shi ka rënë sonte në Maqedoni, shiu do të vazhdojë edhe gjatë natës

Ja sa shi ka rënë sonte në Maqedoni, shiu do të vazhdojë edhe gjatë natës

Në 12 orët e kaluara më së shumti shi ka rënë në Kiva Pallankë, ku janë matur 45 litra në një metër katror, njoftojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në Vinicë ka rënë 14 litra, në Pozhar 13, në Petrovec të Shkupit 7 dhe në Tetovë dhe Pozharan gjashtë litra në metër katror. Në Manastir kanë rënë pesë litra, Në Zajçev Rid të Shkupit katër, ndërsa në Lazaropole dy dhe në Demir Kapi dhe Gjurishtë nga një litër në metër katror.


Siç informojnë nga DPHM, mot i paqëndrueshëm me vetëtima mbretëron në Gjevgjeli, Strugë dhe në rajonin më të gjerë të luginës së Strumicës, si dhe në zonat malore të Maqedonisë Perëndimore dhe në Belasicë.

Gjatë natës do të ketë ende shi lokal me dukuri të vetëtimës dhe erës së përforcuar, sidomos në pjesët veriore dhe lindore.

Mot i ngjashëm pritet të vazhdojë deri të enjten kur pritet stabilizim i motit dhe rritje e temperaturave./Telegrafi/