Thuajse të gjithë kemi probleme me kequshqyerje, konsumojmë ushqime shumë të yndyrshme, me përmbajtje artificiale, të procesuara e konzervuara, pastaj duhan, ndonjë birrë të ftohtë me shokët në mbrëmje, dhe përderisa na duket se të gjitha këto nuk mund të na bëjë ndonjë dëm të madh në organizëm, mëlçia jonë thotë ndryshe. Të mos përmendim edhe konsumimin e barërave të ndryshme për periudha të gjata, hepatitin etj.

Mëlçia ditë e natë absorbon ushqimin, lufton infeksionet dhe filtron mbetjet toksike nga gjaku dhe kur është e dëmtuar, do të çalojë në kryerjen e këtyre funksioneve.

Fatmirësisht mund të parandaloni ose të kuroheni nga një dëmtim i mëlçisë dhe për këtë kanë menduar ekspertët mjekësor të Vitabiotics, një kompani angleze me traditë 50 vjeçare, e cila njihet botërisht për produktet e saja cilësore, duke sjellë në treg formulën Liveril.

Liveril kombinon mbi 26 vitamina e minerale së bashku me ekstraktet bimore të Silimarinës dhe Artiqokës, si bimë që njihen që nga kohët e lashta për veprimin e tyre në pastrim të mëlçisë. Është formulë e studiuar dhe vërtetuar shkencërisht, e cila përmirëson parametrat e shëndetit të mëlçisë.

Liveril është formuluar ashtu që të mbështesë:

Funksion normal të mëlçisë – duke kombinuar ekstraktin e Artiqokës dhe Silimarinës me Kolinë.

Mbrojtje të qelizave – me vitamin C, Zink dhe Selen të cilat i mbrojnë qelizat nga stresi oksidativ, së bashku me vitamin D i cili kontribuon në funksionim normal të sistemit imunitar.

Lirim të energjisë – Mëlçia shërben edhe si depo e materieve ushqyese të cilat janë burim i energjisë trupore. Furnizon trupin me Tiaminë (Vit. B1) dhe Folate (Vit. B9) të cilat marrin pjesë në metabolizmin e energjisë.

Vitabiotics është kompani e cila me produktet e saja është dëshmuar ndër vite për vitaminat e saja për fëmijë, imunitet, për lëkurë, flokë e thonj, për eshtra e nyje, për shtatzani prej periudhës së planifikimit e deri në gjidhënie, probiotikë e enzima digjestive etj.

Vitabiotics ka fituar katër herë çmimin Queen’s Award për inovacion; në vitin 2014 themeluesi i kompanisë morri anëtarësim si professor në CERT në Francë; në vitin 2018 themeluesi i kompanisë merr anëtarësim në Science Museum – çmim i cili iu është dhënë shkencëtarëve si Stephen Hawking; nga viti 2002-2005 dhe 2009-2013 Vitabiotics morri çmimin si furnitori i vitit nga Boots, rrjeti më i madh i farmacive në Europë.

Produktin Liveril, por edhe shumë produkte tjera të kompanisë Vitabiotics i gjeni nëpër të gjitha barnatoret e Kosovës.