LAJMI I FUNDIT:

BE-ja pritet të heqë kufizimet në importet e ushqimeve nga Japonia

BE-ja pritet të heqë kufizimet në importet e ushqimeve nga Japonia

Tokio pret që Bashkimi Evropian të heqë kufizimet për importet e ushqimeve nga Japonia në fund të samitit të sotëm në Bruksel.

“Do të ishte një shenjë e madhe solidariteti nga BE-ja”, tha sekretari i shtypit i Ministrisë së Jashtme japoneze, Hikariko Ono.


Sot në Bruksel takohen presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe kryeministri japonez, Fumio Kishida.

BE vendosi kufizime në importet e ushqimeve nga Japonia pas aksidentit të centralit bërthamor të Fukushimës në vitin 2011 dhe disa dërgesa ushqimore nga ky vend aziatik mund të hyjnë në BE vetëm me një certifikatë që tregon se ato nuk e kalojnë nivelin maksimal të rrezatimit.

Kjo vlen për kërpudhat e egra, disa lloje peshqish dhe produkte peshkimi nga Fukushima dhe nëntë prefektura të tjera japoneze, sipas agjencisë britanike. /Telegrafi/