LAJMI I FUNDIT:

Ja përse ushtrimet e tepërta të intensitetit të lartë janë të dëmshme

Ja përse ushtrimet e tepërta të intensitetit të lartë janë të dëmshme

Ushtrimet me intensitet të lartë – ndryshe të njohura edhe si HIIT – janë lloj tjetër i ushtrimeve ekstreme që mund t’i bëni në shtëpi.

Mendoni se jeni duke ikur nga një luan i uritur – mund t’ju duket e çuditshme, por pikërisht kështu trupi i interpreton këto ushtrimeve, transmeton Telegrafi.


Kur i bëni këto ushtrime, truri nuk ka ide se a jeni duke vrapuar shpejt në shirit vrapues (treadmill) apo jeni duke ikur nga rinoqerontët.

Kjo gjë krijon stres, prandaj lironi hormone të stresit.

Në periudha afatshkurte, këto hormone djegin dhjam dhe ua mundësojnë të ndërtoni muskuj. Ato ndërtohen gjatë ushtrimeve HIIT dhe në mënyrë të ngadalë zvogëlohen gjatë rikuperimit.

Por, e keqja është se HIIT e mbush trupin me hormone të stresit dhe kombinimi i këtyre ushtrimeve me ushtrime tjera dhe stil të jetës me stres mund të kenë efekt aditiv.

Në këso ambiente me stres të tepërt, trupi liron nivele të larta të kortizolit, hormon i cili shkakton të humbni muskuj, të riktheni dhjamin etj.

Prandaj, ekspertët e palestrës preferojnë të bëni vetëm një sesion HIIT në javë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori