LAJMI I FUNDIT:

Ja nga cilat veshje duhet të bëni kujdes

Ja nga cilat veshje duhet të bëni kujdes

Shprehja thotë “Bukuria dhemb” dhe kur vjen puna tek veshjet, jemi dakord me të. Ja veshjet, të cilat mund të jenë të rrezikshme për shëndetin tuaj. Kini frikë!

Këpucët shumë të larta

Kallot, flluskat dhe ënjtjet e artikulacioneve në këmbë janë dëmtimet më të zakonshme që shkakton veshja e këpucëve me taka shumë të larta. Por, veshja e tyre për një kohë të gjatë mund të çojë në pasoja më të rënda si fraktura, ndrydhje kyçi dhe shkurtimi i tendinës së Akilit. Të mos përmendim tendosjen që taka shkakton në gju, e cila shkon në ije dhe në shpinë…

Xhinset e ngushta


Po! Të pasmet tuaja duken shkëlqyer me to, por ngecja e këmbëve tuaja në materialin e ngushtë shkakton probleme me tretjen dhe mpirje të këmbëve.

Shapkat me gisht dhe balerinat e sheshta

Me siguri po pyesni veten se si ka mundësi që këto këpucë kaq të rehatshme të shkaktojnë probleme. Këpucët me shumë pak mbështetje shkaktojnë prishjen e harqeve të këmbëve dhe një inflamacion në pjesën e poshtme të këmbëve.
Kur vishni shapkat me gisht, tendosni gishtat e këmbës. Kjo çon në dhimbje të ijëve, gjurit dhe shpinës. Nëse nuk hiqni dot dorë nga të sheshtat, gjeni një palë që ofrojnë mbështetje të harkut dhe gjithsesi mos i mbani veshur për një kohë të gjatë.

Korsetë

Korsetë ju zhdukin barkun për momentin, por ju shkaktojnë dëmtime të stomakut dhe të zorrëve. Këshilla jonë: bëni ca ushtrime barku ose mësoni ta doni formën tuaj edhe me të.

Çantat gjigante

Jeta juaj është futur e gjitha në atë çantë, por tërheqja e saj lart e poshtë është e dëmshme për trupin tuaj pasi shkakton dhimbje krahu, sforcim të shpatullave dhe madje edhe dhimbje koke.

Tangat

Nëse vishni tanga keni më shumë mundësi për të rënë pre e infeksioneve nga bakteret, të cilat lëvizin nga një vend në një tjetër, pasi ju jeni pothuajse e ekspozuar. Zgjidhi një palë të tilla me copë të përshtatshme, e cila lejon qarkullimin e gjakut.

Vathët

Shumica e bizhuterive të lira përmbajnë nikel, material ndaj të cilit shumë njerëz janë alergjikë. Vathët e mëdhenj e të varur shkaktojnë varje të lobeve të veshëve dhe në raste më të rralla edhe çarje të tyre.

Kollaret

As meshkujt nuk shpëtojnë. Sipas një studimi mbajtja e kollareve çdo ditë mund të shkaktojë rritje të presionit në sy dhe glaukomë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Sophia Loren së shpejti 90 vjeç:

Sophia Loren së shpejti 90 vjeç: "Kam bërë çdo gjë në jetë, por ky është pengu që e ëndërroj edhe sot"

Psikoprofil
A e dini se hurmet e freskëta janë një thesar natyror për shëndetin tuaj?

A e dini se hurmet e freskëta janë një thesar natyror për shëndetin tuaj?

Ushqim i shëndetshëm
Këtu keni gjithçka që duhet të dini për niacinamidin - vitamina që e bën lëkurën tuaj të shkëlqejë

Këtu keni gjithçka që duhet të dini për niacinamidin - vitamina që e bën lëkurën tuaj të shkëlqejë

Këshilla Estetike
Fendi në Javën e Modës në Milano: Mbizotëron luksi delikat që shkon në hap me kohën

Fendi në Javën e Modës në Milano: Mbizotëron luksi delikat që shkon në hap me kohën

Moda
Burim infeksioni? Si të veproni nëse keni puçrra në zonën intime

Burim infeksioni? Si të veproni nëse keni puçrra në zonën intime

Bobi parisian është modeli më i njohur i flokëve: Nuk do të pendoheni për shkak të prerjes së flokëve

Bobi parisian është modeli më i njohur i flokëve: Nuk do të pendoheni për shkak të prerjes së flokëve

Flokë dhe stil
Kalo në kategori