LAJMI I FUNDIT:

Ja ku e ka vendin kryetari i Manastirit, sipas protestuesve

Ja ku e ka vendin kryetari i Manastirit, sipas protestuesve

Gjatë protestës së mbrëmshme në qytetin e Manastirit, protestuesit kishin përgatitur një ”dhuratë” për kryetarin e Manastirit, Vlladimir Taleski, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ata kishin marrë një kontenjer bërllogu ku kishin shënuar ”shtëpia e prefektit”, duke e ndërlidhur me LQMM-në pro qeveritare. Protestuesit e përdorën kontenjerin simbolikisht, duke dashur t’i thonë se vendi i tij është mu aty.


Ndryshe, Taleski është njëri nga të akuzuarit kryesor nga PSP-ja në lëndën ”Transportuesi”./Telegrafi/