LAJMI I FUNDIT:

BE-ja hap negociatat për antarësim me Shqipërinë

BE-ja hap negociatat për antarësim me Shqipërinë

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshje politike për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Lajmin e bën të ditur Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

“Me gjithë zemër uroj të dy vendet. Ky është një mesazh i qartë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE”, shprehet ai.

Vendimi i ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të cilët kanë diskutuar këtë çështje gjatë një video konferencë. Komisioni Evropian kërkoi hapjen e negociatave duke argumentuar se, si Shqipëria ashtu edhe Maqedonia e Veriut kanë ndërmarrë reforma dhe janë gati për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Vendimi është përshëndetur dhe nga ministri gjerman për Evropën, Michael Roth.

“Një lajm i mirë në këto kohë të errëta. Më në fund dritë jeshile sot nga Këshilli i Ministrave për Evropën për hapjen e negociatave për miqtë tanë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Fitore për BE, fitore për Ballkanin Perëndimor. Urime Tiranës dhe Shkupit, e meritoni”, shprehet Roth.

Pas këtij vendimi pozitiv, Këshilli Evropian (kryetarët e shteteve të vendeve anëtare të BE) gjithashtu do të marrin vendim për këtë çështje. Deri tani ende nuk është përcaktuar se kur do të mbahet takimi me këtë axhendë.

Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, iu refuzua hapja e negociatave vitin e kaluar për shkak se tre prej vendeve anëtare të BE-së dolën kundër propozimit të Komisionit Evropian. Vendet ishin Franca, Holanda dhe Danimarka. /Euronews.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori