LAJMI I FUNDIT:

BE-ja e konsideron të përmbyllur obligimin e Kosovës për krijimin e Gjykatës Speciale

BE-ja e konsideron të përmbyllur obligimin e Kosovës për krijimin e Gjykatës Speciale

Për Bashkimin Evropian, Kosova i ka përmbushur të gjitha obligimet dhe i ka përmbyllur të gjitha procedurat që asaj i takojnë për krijimin e asaj që quhet “Dhomë Speciale e Gjykatës”, e cila do të trajtojë rastet e krimeve serioze dhe akuzat që pritet të ngrihen ndaj disa prej ish-udhëheqësve kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Tash, sipas Bashkimit Evropian, për të nisur puna ka mbetur vetëm që Mbretëria e Holandës, si vend i cili “ofron lokacionin” për atë dhomë, të përmbyllë procedurat e saj, shkruan sot Koha Ditore.


“Ne mirëpresim përmbylljen që është bërë javën e kaluar të kornizës së nevojshme ligjore nga ana e Kosovës në procesin e bërjes funksionale të Dhomave Speciale dhe Zyrës Speciale të Prokurorisë”, ka thënë Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Shërbimit të Jashtëm të Bashkimit Evropian.