Numri i të rinjve të cilët cigaren e parë e kanë filluar para moshës 18-vjeçare është gjithnjë në rritje, ndërkaq shumica e tyre as që janë të vetëdijshëm se sa e rrezikojnë shëndetin e tyre, thonë ekspertët.
Shumica e duhanpirësve të rinj nuk e kuptojë se sa shpejt kjo shprehi mund t’i çojë deri në zhvillimin e sëmundjeve të zemrës, sulmit në tru diabetit, sëmundjeve të mushkërive, si edhe të disa llojeve të kancerit, transmeton Telegrafi.
Mesatarisht një cigare përmban më shumë se 600 përbërës të ndryshëm, ndërkaq tymi i tyre prodhon mbi 7.000 kimikate, 93 prej tyre në mënyrë të veçantë janë mjaft toksikë dhe rrezikojnë shëndetin.
Ndër përbërësit e rrezikshëm në disa cigare gjenden madje edhe helmi kundër minjve dhe arseniku, shprehet dr. Kurt Ribisl nga Qendra e Kancerit në Universitetin e Karolinës së Veriut në SHBA, gjatë një interviste të dhënë për prestigjiozen “Reuters”.
Futja e arsenikut në organizëm gjithsesi mund të jetë i dëmshëm dhe çon në zhvillimin e kancerit, sëmundjeve kardiovaskulare, madje edhe në helmim.
Para se ndezësh një cigare që ka një temperaturë prej 950 gradë celsius, shiko vetëm disa prej helmeve që përmban: aceton (lëng i pangjyrë, i avullueshëm), acid acetik (uthull), amoniak (lëng pastrues i tretshëm në ujë), arsenik (komponent herbicidesh), benzol (avull vaji), kadmium (bateri), dioksid karboni, tetraklorid karboni, ddt (insektcid), hidrokarbur cianid hidrogjeni, methanol, nikotinë, acid nitrik, polonium-210 (mbetje radioaktive), acid sulfurik, radon, etj.
“Shumë njerëz kërkojnë informacione për përbërësit e duhanit, por nuk kanë ku t’i gjejnë”, thotë dr. Reinskje Talhout, nga Instituti Kombëtar për Shëndetin Publik dhe Mjedisin tek Qendra për Mbrojtjen e Shëndetit në Holandë.
“Nëse njerëzit do të dëgjonin rreth këtyre përbërësve, do të shokoheshin”, shton ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën