LAJMI I FUNDIT:

Izraelitja që i mbijetoi masakrës së Hamasit në festival: Mendova se isha në ferr

Izraelitja që i mbijetoi masakrës së Hamasit në festival: Mendova se isha në ferr

Një nga ngjarjet më të tmerrshme të fundjavës në Izrael filloi me një festë.

Supernova gjatë gjithë natës në shkretëtirë – e cila përkoi me fundin e festës njëjavore hebraike të Sukkot – që përfundoi në tragjedi pasi qindra pjesëmarrës në festival u vranë nga persona të armatosur të Hamasit, në një sulm të paprecedentë ndërkufitar.

Vajza që i mbijetoi sulmit, Shea Golin, tha për BBC se mbijetoi vetëm sepse u shtir si e vdekur duke u shtrirë mbi trupa të tjerë, transmeton Telegrafi.


BBC futet në fshatin izraelit ku Hamasi masakroi familje të tëra, pamjet janë rrëqethëse
Lexo po ashtu BBC futet në fshatin izraelit ku Hamasi masakroi familje të tëra, pamjet janë rrëqethëse

“Unë thjesht jam shtrirë mbi të vdekurit për t’u dukur si një prej tyre. U befasova kur u zgjua një vajzë. Isha aq e lumtur që dikush ishte gjallë me mua, sepse mendoja se isha i vetmja e gjallë”, tha 22-vjeçarja.

Golin dhe vajza tjetër e mbijetuar, e cila pësoi lëndime në kokë, u futën në një veturë aty pranë dhe u përpoqën të arratiseshin. Në fund, ato u shpëtuan nga ushtarët izraelitë.

“Njerëzit po vdisnin rreth nesh. Ndihem sikur isha në ferr”, tha ajo.

Më shumë se 260 trupa u tërhoqën nga vendi ku u mbajt festivali, njoftoi agjencia e shpëtimit Zaka. /Telegrafi/

https://twitter.com/StoneWaimea/status/1711265154124677489?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1711265154124677489%7Ctwgr%5E820cb111bcf750fedf6c09a379f1f8c053c49528%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.index.hr%2Fvijesti%2Fclanak%2Fprezivjela-pokolj-na-festivalu-mislila-sam-da-sam-u-paklu%2F2502890.aspx