Ushtria izraelite ka publikuar fotografitë ku shihet brendësia e tunelit dhe një hapësirë e veçantë në të në jug të Gazës, ku dyshohet se Hamasi më herët i kishte mbajtur pengjet izraelite.

Zëdhënësi i IDF-së izraelite, Daniel Hagari, në konferencën e mbrëmshme për media, ka thënë se hyrja e tunelit është zbuluar nën shtëpinë e komandantit të Hamasit, transmeton Telegrafi.


Hagari theksoi se një kilometër nën larg shtëpisë, është zbuluar tuneli që çon në hapësirat që më herët kishin qëndruar pengjet izraelite.

2 34

Pretendoi gjithashtu se në tunel janë gjetur lëndë të ndryshme shpërthyese si dhe dyer të blinduara.

Madje thuhet se janë gjetur edhe vizatimet e Emilia Aloni, 5-vjeçare që u lirua në nëntor.

Tuneli i zbuluar ka pesë qelitë që shfrytëzoheshin si qendra paraburgimi, dhe sipas pretendimeve të Hagarit në kohë të ndryshme janë mbajtur në këto hapësira mbi 20 pengje.

“Sipas informacioneve që i kemi, në këtë tunel janë mbajtur 20 pengje në kohë të ndryshme dhe në kushte shumë të vështira, pa dritë, ajër të mjaftueshëm”, shtoi Hagari. /Telegrafi/