Izraeli po dështon në luftën kundër Hamasit, por Netanyahu dhe qeveria e tij këtë kurrë nuk do ta pranojnë
Burimi: The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Deri në kohët e fundit, narrativa e luftës në Gazë në masë të madhe ka qenë e kontrolluar nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) dhe nga Ministria e Mbrojtjes e vendit. Reputacioni ndërkombëtar i Izraelit mund të renë rënë ndjeshëm me vrasjen e më shumë se 20 mijë palestinezëve, me plagosjen e më shumë se 50 mijë të tjerëve dhe shkatërrimin e pjesës më të madhe të Gazës, por IDF-ja ende mund ta shesë tregimin e besueshëm për një Hamas të dobësuar rëndë, madje duke pretenduar se lufta në Gazën veriore është gati e plotë dhe se suksesi në Gazën jugore do të pasojë jo shumë vonë.
Narrativa u ndihmua nga vështirësitë e mëdha për gazetarët e paktë që ende veprojnë në Gazë, duke pasur parasysh rrezikun për sigurinë e tyre personale, ndërkohë që korpusi ndërkombëtar i shtypit u bllokua në Jerusalem dhe shumica e informacionit varej nga burimet e IDF-së.
Kjo ndryshoi pasi nisi të shfaqej një pamje tjetër. Së pari kishte mungesë të provave për të mbështetur pretendimin e IDF-së për selinë e Hamasit nën spitalin al-Shifa, më pas IDF-ja nuk mundi të identifikonte vendndodhjen e pengjeve izraelite – pavarësisht se kishte njërën prej inteligjencave më të avancuara në botë.
Së fundmi ndodhën dy incidente të tjera. Më 12 dhjetor pati një pritë të fuqishme të trefishtë të organizuar nga paraushtarakët e Hamasit, në një pjesë të Gazës që supozohej se kontrollohej nga forcat izraelite. Një njësit i IDF-së u zu në pritë dhe pësoi me viktima. Trupat e mëtejshme u dërguan për ta ndihmuar atë njësit dhe më pas u zunë në pritë – si dhe përforcimet e tjera.
Dhjetë ushtarë të IDF-së u raportuan të vrarë dhe shumë të tjerë rëndë u plagosën, por ishte posti i tyre që llogaritet – përfshirë një kolonel dhe tre majorë nga Brigada elitare Golani. Fakti se Hamasi – që supozohet se është shkatërruar dhe se me mijëra trupa tashmë i janë vrarë – mund të kryejë një operacion të tillë kudo në Gazë e madje në një rajon që thuhet se është nën kontrollin e IDF-së, duhet të shtrojë dyshimet rreth idesë se Izraeli po shënon përparim të konsiderueshëm në luftë.
Një tregues tjetër erdhi disa ditë më vonë, kur tri pengje izraelite arritën të largoheshin nga robëruesit, për t’u vrarë pastaj nga ushtarët e IDF – edhe pse pa këmishë dhe me një flamur të bardhë. Ajo që është më keq dhe që po shkakton zemërim të konsiderueshëm në Izrael, është se thirrjet nga pengjet u morën nga qeni kërkimor i IDF-së i pajisur me audio – pesë ditë para se të vriteshin.
Ka tregues të tjerë më të gjerë të problemeve të IDF-së. Shifrat zyrtare të viktimave flasin për më shumë se 460 vetë nga personel ushtarak që janë vrarë në Gazë, në Izrael dhe në Bregun e pushtuar Perëndimor, dhe për afro 1 900 të plagosur. Por, burimet e tjera sugjerojnë një numër shumë më të madh të të plagosurve. Dhjetë ditë më parë, e përditshmja kryesore izraelite, Yedioth Ahronoth, publikoi informacione të marra nga Departamenti i Rehabilitimit i Ministrisë së Mbrojtjes. Kjo e çoi numrin e viktimave në më shumë se 5 000, me 58 përqind të tyre të klasifikuar si serioze dhe më shumë se 2 000 të njohur zyrtarisht si invalidë. Ka pasur gjithashtu një numër viktimash nga zjarri “miqësor”, ku Times of Israel raportoi për 20 nga 105 vdekje si rezultat i zjarrit të tillë ose aksidenteve gjatë luftimeve.
Në përgjithësi, IDF-ja është ende duke ndjekur Doktrinën mirë të provuar të Dahiyas – të forcës masive për t’iu kundërpërgjigjur luftës së parregullt, duke shkaktuar dëme të mëdha sociale dhe ekonomike, duke minuar vullnetin e kryengritësve për të luftuar, ndërkohë që pengon kërcënimet e ardhshme për sigurinë e Izraelit. Por, po shkon keq. Kritikat vijnë nga qarqet e papritura, duke përfshirë edhe ish-ministrin e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace, i cili ka paralajmëruar për një pasojë që do të zgjasë për 50 vjet. Edhe administrata e Bidenit po bëhet e shqetësuar për atë që po shpaloset e, megjithatë, Benjamin Netanyahu dhe kabineti i luftës janë të vendosur të vazhdojnë për aq kohë sa munden.
Ia vlen të dihet pse. Sulmet e 7 tetorit dhe brutaliteti i përfshirë goditën supozimin e Izraelit për sigurinë bazike, që do të thotë se shumica e madhe e hebrenjve izraelitë kanë vazhduar deri tash të mbështesin reagimin e Netanyahut. Megjithatë, madje edhe kjo po rrënohet dhe po përkeqësohet nga vrasja e tri pengjeve nga trupat e IDF-së.
Efekt i gjithë kësaj është se komandantët e IDF-së janë nën presion të madh për të pasur sukses dhe se do të shkojnë aq larg sa kabineti i luftës ua lejon. Shumë nga ata komandantë janë inteligjentë, edhe pse mendjengushtë, dhe tani do ta dinë se me gjithë retorikën e Netanyahut, Hamasi, ose të paktën idetë e Hamasit, nuk mund të mposhten me forcë ushtarake. Ata gjithashtu e dinë se teksa bisedimet ngecin, presioni nga familjet e pengjeve së shpejti mund të rezultojë në një tjetër pauzë humanitare. Prandaj, qëllimi i tyre do të jetë të dëmtojnë Hamasin sa më shumë që të munden, sa më shpejt që të munden, për aq sa munden – pavarësisht nga kostoja për palestinezët. Për këtë qasje, jeni dëshmitarë të sulmeve intensive ajrore të kësaj jave.
Ajo që e bën këtë të mundur është varësia e Netanyahut nga një pakicë ekstremiste e fondamentalistëve fetarë dhe sionistëve të rreptë në qeverinë e tij. Ata nuk do të kishin asnjë mbështetje më të gjerë në Izrael, po të mos ishte tragjedia e 7 tetorit, ndërsa po i bëjnë gjithnjë e më shumë dëm sigurisë afatgjate të Izraelit. Jo vetëm që Izraeli rrezikon të bëhet shtet i pafavorshëm, madje edhe midis aleatëve, por gjithashtu do të ushqejë një brez të opozitës radikale nga një Hamas i rindërtuar ose nga pasardhësi i tij i pashmangshëm.
Izraeli ka nevojë të mbrohet nga vetvetja, por kjo varet, më shumë se çdo gjë, nga Joe Bideni dhe nga njerëzit përreth tij. Ndoshta të shtyrë nga ndryshimi i shpejtë i disponimit publik në Evropën Perëndimore, duhet ta njohin rolin e tyre për t’ia dhënë menjëherë fundin këtij konflikti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëXheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një mega-projekt në tavolinë nga gjiganti botëror
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit